☁️
Tiranë 16°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.48 ▲0.21%
ARI 4,846 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $75,079 ▲ +1.49% ETH $2,359 ▲ +1.72% XRP $1.4087 ▲ +3.83% SOL $85.4800 ▲ +2.94%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.48 ▲0.21 % ARI 4,846 ▲0.46 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.48 ▲0.21 % ARI 4,846 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Mali i Zi, dorëhiqet Djukanoviç. Markoviç pritet të emërohet kryeministër

Kryeministri Milo Djukanoviç, i cili udhëhoqi Malin e Zi drejt pavarësisë dhe sapo fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare, do të dorëhiqet pas thuasje 3 dekadave në pushtet.

Në një komunikatë të Partisë Demokratike të Socialistëve shkruhet se, Djukanoviç do të largohet nga pushteti pas 27 vitesh, pasi kjo forcë politike emëroi bashkëpunëtorin e tij të afërt, Dusko Markoviç, si pasardhësin e tij të mundshëm.

Ky lajmërim vjen pasi partia e Djukanoviç fitoi zgjedhjet dhe pas disa muajsh spekulime për dorëheqjen e tij. Largimi i tij pason edhe grushtin e shtetit, që sipas Djukanoviç u organizua nga fuqi të huaja misterioze për të marrë pushtetin në Malin e Zi.

Partia “DPS” tha se, nëse do të sigurojë shumicën në Parlament, do të emërojë zv.kryeministrin Markoviç për rolin e kreut të qeverisë. Zgjedhjet e 16 tetorit i dhanë partisë “DPS” fitoren dhe 356 vende në Parlament, por jo shumicën për të formuar qeverinë e vetme.

Disa media spekulojnë se largimi i Djukanoviç mund të jetë edhe kusht i partnerëve të mundshëm të koalicionit të ardhshëm qeveritar.

Sidoqoftë, largimi i Djukanoviç nga pushteti s’është asgjë e re, pasi ai e ka bërë këtë edhe dy herë në të shkuarën. Por është kthyer sërish sepse, siç ka thënë vet, ishte e nevojshme politikisht.

Këtë herë flitet se ai do të lërë të gjitha rolet shtetërore, por ka pasur opinione brenda partisë se mund të kandidojë si president në vitin 2018. Djukanoviç, tashmë 54-vjeçar, ka qenë në pushtet si kryeministër apo president që prej vitit 1991, kur ishte vetëm 29 vjeç.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.