Gjermeni takim kortezie me Ambasadorin Lu
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni gjatë një takimi kortezie me Ambasadorin e SHBA në Shqipëri, Donald Lu, diskutoi mbi punën dhe arritjet e deritanishme të dikasterit që drejton.
Ministrja Gjermeni e falënderoi Ambasadorin Amerikan për mbështetjen e dhënë nga USAID në rishikimin e Ligjit për Planifikimin e Territorit, ngritjen e kapaciteteve të stafit të Ministrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit si dhe asistencën teknike për proceset e rëndësishme të planifikimit.
Gjithashtu, Ministrja dhe Ambasadori vlerësuan mbështetjen e dhënë dhe punën e bërë nga Fondi Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, në kuadër të rigjenerimit dhe rivitalizimit të qendrave urbane.
Ministrja Gjermeni theksoi se së bashku me Fondin Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, jemi duke zbatuar projektin për Rivitalizimin e Pazarit të Krujës, punimet e të cilit përfundojnë në fund të muajt mars.