Politika

Meta: Bosnje-Hercegovina të ndryshojë qëndrimin ndaj njohjes së Kosovës

Puna e përbashkët Shqipëri- Bosnje-Hercegovinë, duhet të fokusohet në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e energjisë, infrastrukturës, turizmit dhe bujqësisë. Kjo u theksua gjatë takimit që Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi sot me Kryetarin e Dhomës së Popullit të Bosnje-Hercegovinës, Ognjen Tadić.

Meta shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen e delegacionit nga dhoma e lartë e Bosnje-Hercegovinës në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut duke vënë në dukje domethënien e organizimit për herë të parë të PAM-it në një vend të Ballkanit.

Duke biseduar mbi zhvillimet në rajon, Meta theksoi rëndësinë e avancimit me integrimin rajonal dhe avancimin e të gjithë vendeve të rajonit drejt integrimit të plotë euro-atlantik.

Në këtë drejtim u ripërsërit kërkesa e palës shqiptare për ndryshimin e qëndrimit të Bosnje-Hercegovinës ndaj njohjes së Republikës së Kosovës, si një kontribut për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.

Kryetari i Dhomës së Popullit të Bosnje-Hercegovinës, Ognjen Tadić shprehu mirënjohjen dhe kënaqësinë për pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut në Tiranë dhe theksoi se Bosnje-Hercegovina e vlerëson mbështetjen e gjithanshme të Shqipërisë, si një vend që tashmë po njeh një zhvillim të dukshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button