🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 95.95 ▲0.42%
ARI 4,666 ▲1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,312 ▼ -0.18% ETH $2,136 ▼ -2.21% XRP $1.4455 ▼ -1.55% SOL $88.7700 ▼ -1.83%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 95.95 ▲0.42 % ARI 4,666 ▲1.3 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 95.95 ▲0.42 % ARI 4,666 ▲1.3 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Gjiknuri: Brenda qershorit, të gjithë konsumatorët me matësa

Qershori është afati i fundit për përdorimin e faturave aforfe të energjisë, dhe ministri i MEI, Damian Gjiknuri shprehet optimist për pajisjen me matësa të energjisë të konsumatorëve.

Ministri tha se qytetarët në disa raste kanë mungesë dëshire për të vendosur këto matëse, por ai përmendi penalizimin e tyre.

“Vetëm në periudhën e fundit, në Tiranë janë instaluar mbi 6700 matësa dhe ka mbetur edhe një pjesë tjetër për të përfunduar plotësisht. Të gjithë konsumatorët shqiptarë do të kenë matësa. U bëj thirrje qytetarëve të mbështesin auroritetet, të mbështesin Operatorin e Shpërndarjes kur vijnë për instalimet. Ka patur një mungese dëshirë nga qytetarët për vendosjen e këtyre matësave. Këto janë shkelje të ligjit dhe këto nuk do të falen, do të penalizohen. Është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të tarifohen dhe të paguajnë energjinë që konsumojnë sipas matjes së rregullt që e bëjnë këto matësa. Realisht ky është qëllimi. Pra, për të qenë të gjithë të barabartë përpara ligjit dhe për t’iu ardhur në ndihmë vetë konsumatorëve të energjisë elektrike”, nënvizoi z.Gjiknuri.

I shoqëruar nga administratori i OSHEE-së, Ardian Çela, Gjiknuri ka inauguruar investimin 1.7 miliardë lekë për zonat Babrru, Paskuqan, dhe Bathore.

Investimi përfshin ndërtimin e 128 kabinave të reja dhe vendosjen e 3500 shtyllave. OSHEE po shtron 379.5 kilometër linjë të re prej të cilave 173.7 km janë linjë nëntokësore 20 kilovolt dhe 205.8 km linja ajrore ABC.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.