🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,772 ▼0.14%
DOW 47,367 ▼0.71%
NASDAQ 22,746 ▲0.21%
NAFTA 85.77 ▲2.78%
ARI 5,198 ▼0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,716 ▲ +1.07% XRP $1.3982 ▼ -0.19% SOL $86.7200 ▲ +0.86%
S&P 500 6,772 ▼0.14 % DOW 47,367 ▼0.71 % NASDAQ 22,746 ▲0.21 % NAFTA 85.77 ▲2.78 % ARI 5,198 ▼0.85 % S&P 500 6,772 ▼0.14 % DOW 47,367 ▼0.71 % NASDAQ 22,746 ▲0.21 % NAFTA 85.77 ▲2.78 % ARI 5,198 ▼0.85 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Ekonomia

Gjiknuri: Investimet përmirësuan furnizimin me energji

Investimet në sektorin energjetik dhe reforma e suksesshme që ndërmori qeveria për formalizimin e këtij sektori, ka përmirësuar furnizimin me energji të qytetarëve.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ishte në nënstacionin elektrik të Lezhës, ku u njoh nga afër me investimet e kryera nga Operatori i Shpërndarjes në këtë zonë.

“Ky nënstacion vazhdimisht përmbytej por me ndërhyrjet e bëra vitet e fundit dhe me investimet u bë e mundur që këto probleme të eleminohen. Nga ana tjetër, në qytetin e Lezhës dhe Bashkinë në tërësi kanë vazhduar investime të tjera në rrjetin elektroenergjetik. Në tërësi janë rreth 5 milion dollarë të investuara në këtë drejtim”, u shpreh Gjiknuri.

Ai garantoi se investimet do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti, me fokus e përparësi zonën turistike. “Testet që kaluam me përmbytjet dhe me reshjet e muajve të fundit, treguan se gjithçka performoi shumë mirë edhe për shkak të investimeve që ne bëmë në hidrovore gjatë vitit 2016”, theksoi Gjiknuri.

OSHEE gjatë vitit 2017 investoi për rikonstruksionin dhe fuqizimin e nënstacionit të Lezhës, ndërtimin e 45 km linjë tension i mesëm dhe i ulët ABC, ashtu sikurse ndërtimin dhe rikonstruksionin e 16 kabinave të reja.

Edhe gjatë këtij viti, OSHEE do të investojë për të rritur më tej sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike të qytetit, duke realizuar rikonstruksionn e fiderave Lezha 1 dhe Vaji, në 20 kV, ndërtimi i 35 kabinave dhe linja ABC.

Një tjetër investim i parashikuar është edhe rikonstruksioni i linjave dalëse nga nënstacioni Lezhë, duke rritur cilësinë e furnizimit me energji për rreth 50 mijë banorë.

Duke u ndalur tek sektori në tërësi, ministri Gjiknuri tha se “viti 2018 do të jetë një vit i thellimit të reformës”.

“Vet kompania do t’i nënshtrohet një ristrukturimi me ndarje të mëtejshme brenda saj. Kemi një vit ku fillon të japë frytet plani i rimëkëmbjes përfshirë dhe shlyerjen e shumë borxheve dhe gropave të vjetra financiare të krijuara në sektor gjatë viteve të krizës. Mjafton fakti që energjia elektrike nuk është më në vëmendje të krizave siç ka qenë deri në vitin 2013. Ky është tregues se çfarë hapash gjigant janë  bërë në këtë sektor krahasuar me ku e nisëm dhe atë ku jemi tani. Kuptohet ka ende shumë punë për të bërë. Investimet nuk do të mungojnë por duhet një menaxhim edhe më i mirë nga personeli këtu sidomos për të luftuar ilegalitetin”, insistoi Gjiknuri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.