Kosova

Gjilanasja që po e fuqizon Aleancën e Gruas në Kosovë

Gjilanasja Magbule Shkodra, e cila ndodhet në krye të Aleancës së Gruas në kuadër të AAK-së, ka arritur që me eksperiencën e saj ta fuqizojë dhe mobilizojë AAK në përgjithësi, duke i dhënë një legjitimitet të fuqishëm edhe rolit të gruas në vendimmarrje.

Shkodra është një kuadër i shkolluar në Angli dhe, edhe pse atje ka pasur kushte të mira për punë e jetesë, nuk e ka penguar që të kthehet në Kosovë dhe të jap kontributin e saj në politikë.

Shkodra tani ndodhet në krye të Aleancës së Gruas dhe për një periudhë shumë të shkurtër ajo thotë se ka arritur ta mobilizojë gruan brenda këtij subjekti politik.

Shkodra për rajonipress thotë se për një vit ka sjellur njerëz të rinj në AAK, ka ofruar femra e gra të të gjitha profileve.

”Unë asnjëherë nuk i jam frikësuar konkurrencës e as rivalitetit. Përkundrazi këtë e kam parë si të dobishme brenda një subjekti politik. Ky koncept edhe më ka ndihmuar që të sjellë kuadro të shumta në AAK”,shprehet Shkodra.

Ajo thotë se roli i gruas në AAK është fuqizuar shumë.

“Gruaja në AAK ka një rol të madh, sepse ne jemi shumë aktive dhe punojmë sikur të ishim në kohë fushate. Unë jam në teren çdo ditë dhe po mundohem që të kontaktojë të gjitha shtresat, edhe ata që nuk janë në AAK”, tha ajo.

Shkodra thotë se synimi i saj është që AGK të fuqizohet dhe të jetë pjesë e vendimmarrjes, në institucione e asamble komunale. “Me këtë Qeveri që kemi asnjëherë s`do të ketë përfaqësim të femrës në institucione. Femrat po diskriminohen dhe nëpërkëmbën nga koalicioni LDK- PDK”, shprehet ajo, për rajonipress.

Shkodra tha se AAK thotë se në shtator ose tetor do të shkohet në zgjedhje dhe se ajo dhe ekipi i saj vazhdimisht janë në teren dhe në kontakte të përhershme me publikun. “AAK-ja i duhet popullit të Kosovës sikurse edhe Ramush Haradinaj i duhet Kosovës. Vetëm zoti Haradinaj ka fuqi politike për tu përballur me sfidat e shumta që e presin Kosovën”, tha Shkodra.

Ajo thotë se edhe në Anamoravë do të mundohet që ta fuqizojë Aleancën e Gruas.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button