Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 95.91 ▲1.51%
ARI 4,463 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,929 ▼ -2.89% ETH $2,049 ▼ -3.25% XRP $1.3508 ▼ -2.19% SOL $85.0800 ▼ -4.15%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 95.91 ▲1.51 % ARI 4,463 ▲1.22 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 95.91 ▲1.51 % ARI 4,463 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

Gjilani ndanë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta

Me moton “Me shumë dashuri nga unë për ty”, nga fëmijët, për fëmijët në nevojë, organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, si dhe katër Institucionet Parashkollore të Gjilanit, mbështetur nga bordi i prindërve me qëllim të mbështetjes së fëmijëve me nevoja të veçanta dhe fëmijët e familjeve me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale sot janë ndarë dhuratat për festat e fundvitit.

“Drejtoresha e Arsimit, Shqipe Haziri, ka thënë se aktivitete të tilla janë më se të nevojshme dhe gjithnjë në shërbim të gëzimit të përbashkët të të gjithë fëmijëve të Gjilanit e posaçërisht atyre që kanë ngecje në zhvillim, qoftë në aspektin fizik, apo edhe në aspekte të tjera të çrregullimeve gjatë zhvillimit.

Ndërsa në fjalën e tij drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Mursel Zymberi ka potencuar se çdo mbështetje e rasteve të shoqërisë sonë është pozitive, mirëpo dhuratat për fëmijët me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale janë më se të veçanta dhe shumë të rëndësishme”, thuhet në njoftimin për media.

Zymberi ka thënë se Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me donatorët këtë vit ka shpërndarë mbi 2300 pako ushqimore dhe veshmbathje për familjet në nevojë.

Ndërsa, në emër të bordit të fëmijëve nga tri çerdhet e qytetit, Drita Maliqi, ka thënë se qëllimi është edukimi i fëmijëve tanë në frymën e humanitetit dhe ky aktivitet simbolik, është me qëllim të gëzimit të fëmijëve tanë në përgjithësi pa asnjë dallim.

Ndryshe aktiviteti i sotëm i përgatitur nga edukatoret nëpër çerdhe, së bashku me prindërit dhe fëmijët ka nisur nga qendra “PEMA”, pastaj, në Qendrën për Punë Sociale, shoqatën Hendikos, Shurdh memecëve, të verbërve, për të vazhduar në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm, si dhe nga fëmijët e Çerdhes nga fshati Shillovë, do të dhurojnë pako për fëmijët e shkollës në fshatin Ponesh dhe Cërrnicë dhe në këtë akt solemn do të shpërndahen dhurata edhe për fëmijët e komunitetit RAE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.