☁️
Tiranë 9°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.48 ▲1.09%
ARI 4,723 ▲0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,188 ▲ +2.1% ETH $2,096 ▲ +3.05% XRP $1.3355 ▲ +0.48% SOL $82.7400 ▼ -0.18%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.48 ▲1.09 % ARI 4,723 ▲0.95 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.48 ▲1.09 % ARI 4,723 ▲0.95 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Gjin Gjoni: Gjyqtarë, jini të guximshëm, ka presion nga qeveria

Sistemi i gjykatave në vend ka nevojë për një reformim të gjithanshëm. Gjyqtarët duhet të jenë të guximshëm, pasi përveç presionit të publikut, ka edhe presione nga qeveria”. Kështu deklaroi dje nga Shkodra, anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, i cili mori pjesë në analizën 1-vjeçare të gjykatave të Shkodrës, Pukës, Lezhës, Tropojës dhe Kukësit.

Gjin-GJoniMësohet se gjatë takimit, Gjin Gjoni u ka dhënë “leksione” kolegëve të tij në këto gjykata. Gjatë fjalës së tij, ai është shprehur se gjykatat në veri të vendit, dhe jo vetëm ato, po përballen me mungesën e infrastrukturës, mungesën e personelit dhe numrin e lartë të çështjeve për një gjyqtar.

“Gjykatat e Elbasanit, Durrësit dhe ajo e Shkodrës vuajnë mungesën e kushteve të infrastrukturës së nevojshme për ushtrimin e detyrës si dhe mungesën e personelit. Vetë fakti që ne jemi të detyruar që të zhvillojmë analizën e punës 1-vjeçare të gjykatave në ambientet e prokurorisë së rrethit Shkodër, pasi se nuk kemi një ambient të tillë, e tregon më së mirë këtë. Por, kjo nuk është çështje e KLD-së, por e Ministrisë së Drejtësisë dhe e qeverisë”, – ka pohuar përfaqësuesi i KLD-së, Gjin Gjoni.

Sipas tij, pavarësisht krijimit të Gjykatave Administrative, rezulton që ngarkesa e punës e gjykatave të shkallëve të para dhe të Apelit në shkallë vendi është shumë e lartë. Më tej ai ka folur edhe për dhënien e dënimeve alternative, duke evituar kështu mbipopullimin e burgjeve. “Gjykatësit nuk duhet të nisen nga pikëpamja se çdo njeri duhet të shkojë në burg. Ka mbingopje të burgjeve, ndaj duhet të jepen dënime alternative për rastet e veprave penale të lehta.

Në bazë të shifrave zyrtare, rezulton se në Shqipëri janë 1500 të burgosur mbi kapacitetin që kanë burgjet në vendin tonë. Ky mbipopullim i burgjeve ka ardhur që nga tremujori i fundit i vitit 2014, kur numri i të burgosurve u rrit nga disa vepra të marra me aksion, siç janë vjedhja e energjisë elektrike dhe ndërtimet pa leje”, – tha Gjin Gjoni. Në fund të analizës, ai u bëri apel gjyqtarëve që të jenë të guximshëm dhe të mos kenë presione nga qeveria.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.