⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 89.00 ▲0.82%
ARI 4,135 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $83,282 ▼ -2.56% ETH $2,573 ▼ -4.51% XRP $1.4226 ▼ -4.91% SOL $116.3800 ▼ -3.34%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 89.00 ▲0.82 % ARI 4,135 ▼0.13 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 89.00 ▲0.82 % ARI 4,135 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Kosova

Gjini: Haradinaj fillimisht kërkoi të renditej i fundit në listë

Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka vlerësuar kryetarin e partisë, Ramush Haradinaj, duke e cilësuar atë si simbol të Kosovës dhe të vetë AAK-së.

Gjini ka treguar edhe detaje rreth renditjes së Haradinajt në listën zgjedhore të partisë, duke thënë se fillimisht ai kishte shprehur dëshirën që të renditej në fund të listës.

“Ramush Haradinaj është me ne, është në listë. Ai fillimisht ka kërkuar të jetë numri 110, pra i fundit në listë. Ne kemi vlerësuar se duhet të jetë më lart dhe përfundimisht ai është vendosur në numrin 11. Nuk është vendim i imi personal, por propozim i imi që është diskutuar brenda partisë”, ka deklaruar Gjini.

Ai shtoi se Haradinaj ka vendosur të mos e udhëheqë listën dhe të mos garojë për kryetar të partisë në këtë proces, por mbetet figurë qendrore e AAK-së.

“Sa të ekzistojë Aleanca, Ramush Haradinaj është simbol i Kosovës dhe i AAK-së dhe askush nuk mund t’i thotë ndryshe”, ka theksuar Gjini.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.