☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,796 ▲0.83%
DOW 47,741 ▲0.5%
NASDAQ 22,696 ▲1.38%
NAFTA 90.75 ▼4.24%
ARI 5,168 ▲1.26%
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Ekonomia

Gjirokastra çel zyrtarisht sezonin turistik

Gjirokastra ka çelur zyrtarisht sot sezonin turistik. Në ceremoninë festive të mbajtur me këtë rast në pazarin karakteristik, artizanët lokalë u përpoqën të sjellin në vëmendjen e vizitorëve dhe turistëve ate çka do të ofrojë Gjirokastra si destinacion.

E njohur gjatë të paktën 5-vjeçarit të fundit si një prej stacioneve më të rëndësishme të turistëve një-ditorë këtë vit qyteti njofton se do të ketë më shumë atraksione duke u ofruar së bashku me rrethinat e bashkisë së re.

Gjirokastra është një prej qendrave më të rëndësishme turistike në Jug të vendit. E listuar që prej vitit 2005 në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO, Gjirokastra ka zhvillim të ngadaltë të ofertës së saj turistike. Të ardhurat prej turizmit ende kanë peshë të vogël në ekonomi, ndërsa UNESCO ka qenë vazhdimisht kritike ndaj mungesës së planeve të zhvillimit të qëndrueshëm dhe harmonizimit të tyre me mbrojtjen dhe restaurimin e qendrës historike.

Më shumë se 200 banesa rrezikojnë shembjen në Gjirokastër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.