🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,523 ▼0.79%
DOW 46,094 ▼1.01%
NASDAQ 21,625 ▼0.99%
NAFTA 110.88 ▲10.75%
ARI 4,677 ▼2.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,353 ▼ -2.89% ETH $2,038 ▼ -4.03% XRP $1.2848 ▼ -5.08% SOL $78.0500 ▼ -6.05%
S&P 500 6,523 ▼0.79 % DOW 46,094 ▼1.01 % NASDAQ 21,625 ▼0.99 % NAFTA 110.88 ▲10.75 % ARI 4,677 ▼2.83 % S&P 500 6,523 ▼0.79 % DOW 46,094 ▼1.01 % NASDAQ 21,625 ▼0.99 % NAFTA 110.88 ▲10.75 % ARI 4,677 ▼2.83 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

Gjosha: Integrimi, prioritet kombëtar; Ngritja e kapaciteteve, domosdoshmëri për ta çuar përpara

Ministrja-e-Integrimit-Evropian-Klajda-Gjosha-priti-në-një-takim-kortezie-ambasadorin-e-ri-të-Francës-Bernard-FitoussiMinistrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim kortezie ambasadorin e ri të Francës, Bernard Fitoussi.

Ministrja Gjosha falënderoi ambasadorin për mbështetjen e dhënë nga Franca për marrjen e statusit të vendit kandidat, i cili ishte një vendim historik për Shqipërinë.

Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, duke theksuar se intensifikimi i kësaj fryme bashkëpunimi, sidomos në nivel teknik, do të ishte mjaft frytdhënës në mbarëvajtjen e procesit të integrimit të Shqipërisë.

“Pas marrjes së statusit të vendit kandidat, Shqipëria ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme dhe për ne është shumë e nevojshme që nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve, koordinimit të duhur dhe adaptimit të eksperiencave më të mira nga vendet që kanë kaluar këtë proces përpara nesh, të çojmë përpara axhendën evropiane”, u shpreh Ministrja Gjosha.

Ministrja e Integrimit Evropian,  Klajda Gjosha, priti në një takim kortezie ambasadorin e ri të Francës  Bernard Fitoussi

 

Pasi e informoi për hapat që po merren nga qeveria për procesin e integrimit, Ministrja Gjosha nënvizoi se angazhimi është maksimal për vazhdimësinë e reformave. Sipas Ministres përmbushja e 5 prioriteteve të lëna nga Komisioni, është prioritet i punës së qeverisë.

Ambasadori francez, theksoi se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë ekspertizë në nivele teknike dhe theksoi se Shqipëria është një vend me mjaft energji dhe mundësi për tu zhvilluar.

“Gjërat kanë ndryshuar edhe në lidhje me imazhin e Shqipërisë dhe kjo është një gjë mjaft pozitive për vendin tuaj. Franca është një vend që ju mbështet në rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian. Në këto momente fokusi juaj duhet të jetë mirëorganzimi për të ndërtuar dhe çuar përpara procesin e integrimit dhe jo datat kalendarike”, u shpreh ambasadori.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.