☁️
Tiranë 13°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,649 ▲2.19%
DOW 46,698 ▲2.46%
NASDAQ 22,177 ▲2.45%
NAFTA 87.07 ▼11.36%
ARI 4,475 ▼2.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $71,171 ▲ +3.39% ETH $2,172 ▲ +4.42% XRP $1.4607 ▲ +4.54% SOL $91.5000 ▲ +4.79%
S&P 500 6,649 ▲2.19 % DOW 46,698 ▲2.46 % NASDAQ 22,177 ▲2.45 % NAFTA 87.07 ▼11.36 % ARI 4,475 ▼2.18 % S&P 500 6,649 ▲2.19 % DOW 46,698 ▲2.46 % NASDAQ 22,177 ▲2.45 % NAFTA 87.07 ▼11.36 % ARI 4,475 ▼2.18 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Gjosha: Reformim i thellë i sistemit të drejtësisë për forcimin e shtetit ligjor

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha deklaroi të martën se “Shqipëria është e vendosur të ecë përpara me reformat që i shërbejnë të ardhmes europiane të vendit”.

Ministrja Gjosha priti në takim një delegacion të Komisionit për Çështjet Europiane të Parlamentit të Danimarkës kryesuar prej kryetares, Mette Gjerskov. Anëtarët e komisionit shoqëroheshin prej Ambasadorit të Danimarkës në Shqipëri, Mads Sandau-Jensen.

Gjosha vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe mbështetjen që Danimarka i ka dhënë Shqipërisë për procesin e integrimit, veçanërisht statusin e vendit kandidat.

“Fokusi ynë mbetet reformimi i thellë i sistemit të drejtësisë, si parësor për forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe për thithjen e më tepër investitorëve të huaj në vend. Por mbi të gjitha për të rikthyer besimin e qytetarëve te sistemi. Qytetarët tanë, janë mbështetësit më të mëdhenj të procesit të integrimit të vendit”, tha Ministrja Gjosha.

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane të Parlamentit të Danimarkës, Mette Gjerskov shprehu kënaqësinë për vizitën në Shqipëri dhe vuri në dukje se Danimarka mbështet progresin e Shqipërisë dhe zbatimin e reformave kyçe, duke nënvizuar se kjo rrit besueshmërinë e Shqipërisë pranë partnerëve të saj evropianë.

Minstrja Gjosha informoi delegacionin edhe për punën që po bëhet me 5 prioritetet, duke shprehur angazhimin maksimal të qeverisë për t’i përmbushur sa më shpejt masat e përcaktuara në udhërrëfyes

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.