🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 04 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
₿ CRYPTO
BTC $62,500 ▲ +1.25% ETH $1,760 ▲ +1.38% XRP $1.1400 ▲ +3.46% SOL $81.8000 ▲ +0.99%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
04 Jul 2026
Breaking
Opinion

Gjuha dëshmon krizën e besimit mes politikës dhe shoqërisë

Nga Ardi Stefa

Makiaveli shkruante te “Princi” se është më e sigurt të të kenë frikë sesa të të duan. Por edhe ai e vendoste një kufi: sundimtari nuk duhet të bëhet i urryer. Historia dëshmoi se shumë princër mësuan vetëm pjesën e parë të këshillës dhe harruan të dytën. Përfundimi ishte gjithmonë i njëjtë.

Edhe Kaligula nuk u bë simbol i çmendurisë sepse emëroi kalin senator. U bë simbol sepse besoi se mund ta tallte pa kufi arsyen e qytetarëve dhe se askush nuk do t’i kërkonte llogari.

Thuhet se edhe Neroni i binte lirës teksa Roma digjej.

Nga Luigji XVI deri te Çaushesku, nga oborret mbretërore te diktaturat e kohëve tona, rrëzimi nuk nisi ditën kur populli doli në shesh. Ai nisi ditën kur pushtetarët pushuan së dëgjuari atë që thuhej jashtë mureve të pallateve të pushtetit.

Këto javë, gjuha e politikës është shndërruar në një përzierje arrogance, përçmimi, etiketimi dhe kërcënimi. Kundërshtari nuk kundërshtohet, nuk dëgjohet, por demonizohet nëpërmjet bërjes së biografisë dhe etiketohet. Protestuesi konsiderohet armik dhe jo pjesë e demokracisë, ndërsa kritiku trajtohet jo si zë ndryshe, por si objekt presioni.

Kur një establishment politik mendon se është i pagabueshëm dhe arrin në pikën që i drejtohet shoqërisë me intimidim dhe i heq të drejtën morale për të mos qenë dakord me të, do të thotë se raporti mes tyre ka hyrë në krizë dhe, pavarësisht se mund të jetë ende i fortë institucionalisht, është dobësuar politikisht.

Dhe, sa më shumë rritet arroganca e politikës, aq më shumë provon se ajo ka pushuar së kuptuari shoqërinë dhe se tashmë gjuha e saj është gjuha e pasigurisë dhe jo e forcës.

Ndërkohë, ata që sot flasin me ton të tillë, harrojnë se po intimidojnë qytetarët që deri dje mund t’i kenë votuar. Po u drejtohen me arrogancë njerëzve, të cilëve pas disa muajsh do t’u trokasin sërish në derë për t’u kërkuar votën.

Në demokraci nuk mund të sillesh me logjikën e pronarit. Mandati nuk është akt pronësie mbi qytetarët, por kontratë e përkohshme me ta.

Kur kjo kontratë zëvendësohet me mendjemadhësinë, politika fillon të besojë se vota është një detyrim dhe jo një zgjedhje. Pikërisht aty lind shkëputja nga realiteti.

Shumë regjime “demokratike” kanë rënë jo sepse kundërshtarët u bënë papritur të fortë, por sepse vetë elitat humbën aftësinë për të kuptuar shoqërinë, dëgjuan vetëm jehonën e zërit të tyre dhe e interpretuan heshtjen e deridikushme të qytetarëve si miratim.

Qytetarët mund të durojnë shumë. Varfëri, tallje, grabitje, padrejtësi, emigrim dhe zhgënjim. Por vjen një çast kur durimi kthehet në refuzim. Dhe ky moment vjen gjithmonë papritur për politikën e shkëputur nga realiteti. Çdo elitë politike që ka menduar se qytetari është i parëndësishëm, ka përfunduar duke kuptuar shumë vonë se votuesi mund të heshtë për njëfarë kohe. Por ai rrallë harron mënyrën se si i kanë folur.

Prandaj, gjuha agresive që po dëgjojmë është shenja më e qartë e frikës e cila ka dy shpjegime.

Ose fundi i establishmentit politik është më pranë se ç’e imagjinon vetë establishmenti dhe kjo shpjegon nervozizmin e tij në rritje.

Ose politikanët janë verbuar aq shumë nga pushteti (paraja që buron nga pushteti dhe pushteti që buron nga paraja), sa nuk arrijnë më të dallojnë kufirin mes autoritetit dhe arrogancës, mes lidershipit dhe intimidimit, mes qytetarit dhe nënshtetasit.

Në të dyja rastet, humbësi është demokracia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.