☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.24 ▼0.3%
ARI 4,151 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $81,848 ▼ -0.27% ETH $2,404 ▼ -0.26% XRP $1.3025 ▼ -0.34% SOL $104.9300 ▲ +0.85%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.24 ▼0.3 % ARI 4,151 ▼0.22 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.24 ▼0.3 % ARI 4,151 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
20 Tet 2026
Breaking
Kronika

Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

Katër anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, mes tyre dy shqiptarë, janë dënuar në Britaninë e Madhe për një operacion të sofistikuar kontrabande kokaine përmes Aeroportit të Manchesterit. Në këtë operacion trë zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), u zbulua një rrjet i cili sillte sasi të mëdha drohe nga Meksika në Britaninë e Madhe.

Shqiptarët e dënuar janë Elton Hallaçi, 32 vjeç dhe Artur Iseberi, 27 vjeç, të cilët sipas autoriteteve ishin pjesë e grupit që merrte drogën në aeroport dhe e shpërndante më pas në rrjetet kriminale në të gjithë vendin. Bashkë me ta u përfshinë edhe dy britanikët Dale Hosker, 49 vjeç, dhe Dale Creen, 35 vjeç.

Gjykata e dënoni Elton Hallaçin me 21 vite e 7 muaj burg, ndërsa Artur Iseberi u dënua me 18 vite burg.

Sipas hetimeve, katër të dënuarit merrnin ngarkesat e kokainës nga korrierë amerikanë që mbërrinin në Britani nga Kankuni i Meksikës.

Në maj të vitit 2024, tetë valixhe me kokainë mbërritën në Aeroportin e Manchesterit, kurse korrierët vepronin sipas udhëzimeve të një personi të identifikuar si “Nate”. Një prej valixheve u la pas në aeroport, çka ngriti dyshimet e oficerëve kufitarë. Gjatë kontrollit u zbuluan 20 pako me nga një kilogram kokainë secila. Hetimet e mëtejshme të NCA-së zbuluan se grupi i shqiptarëve kishte marrë rreth 100 kilogramë drogë nga kjo ngarkesë.

Vetëm pak javë më vonë, një tjketër oiperacion kontrabande u zbulua nga autoritetet, ku 300 kilogramë kokainë me pastërti të lartë, me vlerë rreth 24 milionë paund, u futën në Britani përmes 12 valixheve. Gjatë kontrolleve në banesën e Elton Hallaçit, hetuesit gjetën çelësa të një automjeti tip Jaguar, brenda të cilit ishte ndërtuar një hapësirë e fshehtë profesionale për transport droge. Po ashtu, u sekuestruan blloqe shënimesh me të dhëna të detajuara për importet e drogës, të shkruara në gjuhën shqipe dhe me gjurmë gishtash të Hallaçit dhe Iseberit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.