☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.14 ▼1.46%
ARI 5,003 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,195 ▼ -1.27% ETH $2,331 ▼ -0.68% XRP $1.5222 ▼ -2.98% SOL $94.6900 ▼ -0.35%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.14 ▼1.46 % ARI 5,003 ▼0.1 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.14 ▼1.46 % ARI 5,003 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kronika

Gjykata e Lartë vendos sot masën e sigurisë ndaj Mark Frrokut, ja gjyqtarët e çështjes

Gjykata e Lartë vendos sot masën e sigurisë për deputetin Mark Frroku, arrestuar një ditë më parë pas kërkesës së shtetit belg që e akuzon për vrasje në vitin 1999. Paraditen e sotme Gjykata e Lartë përcaktoi sërish përmes një shorti trupin gjykues që do të vendosë masën e sigurisë ndaj deputetit Frroku.

maxresdefaultNë këtë trupë do të jenë gjyqtarët Ardian Nuni, Tom Ndreca, Guxim Zenelaj, ndërsa relatorë të çështjes do të jenë Artan Broci dhe Edmon Islamaj. .

Ora 12:28- Deputeti Mark Frroku ka mbërritu në Gjykatën e Lartë ku do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë.

Prokuroria e Përgjithshme kërkoi arrestimin e Mark Frrokut, i cili u akuzua fillimisht për një vrasje në vitin 1999 në Belgjikë. Por më pas Prokuroria njoftoi se ndaj tij janë ngritur edhe dy akuza të reja. Bëhet fjalë për akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale, pasi dyshohet se deputeti Frroku disponon pasuri të shumta, të cilat i ka vënë nëpërmjet aktiviteteve të paligjshme.

“Pra, fakti që akuzohet për vrasje për shkak të konflikteve në rrjetin e prostitucionit, aktivitet nga i cili dyshohet se ka krijuar të ardhura të mëdha, dyshohet se ka krijuar pasuri të paligjshme, për të cilat nuk justifikon burimin e pasurisë”, tha një zyrtar iprokurorisë.

Akuza e dytë e re, është ajo e “fshehjes dhe refuzimit për të deklaruar pasuritë”. Prokuroria sqaron se më 30 mars 2015, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ka bërë një kallëzim ndaj tij, pasi kristiandemokrati Frroku ka refuzuar të jepte shpjegime për burimin e pasurive të tij.

Mësohet se pasuritë e deklaruara nga Frroku janë të shumta, çka ngrenë dyshime të forta se janë vënë nëpërmjet veprimtarive të paligjshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.