☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,227 ▼ -3.83% ETH $1,989 ▼ -3.88% XRP $1.3232 ▼ -3.13% SOL $82.5500 ▼ -4.77%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së zyrtare për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur këtë të premte të mos legjitimojë kërkesën e bërë nga Partia Demokratike zyrtare, për rrëzimin e marrëveshjes së firmosur mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila konsiston në pritjen e rreth 36 mijë emigrantëve në dy qendra pritje që do të ngrihen në Shëngjin dhe Gjadër.

Kushtetuesja në datën 13 dhjetor e ktheu pas kërkesën e PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha për mungesë dokumentacioni. Pas një jave kur kërkesa është depozituar e plotë, ajo është rrëzuar dhe nuk do të merret në shqyrtim.

Mbledhja e Gjyqtarëve arriti në përfundimin se kërkuesja, Partia Demokratike e Shqipërisë, nuk legjitimohet ratione personae t’i drejtohet Gjykatës, pasi nuk provohet interesi i saj i drejtpërdrejtë në çështjen kushtetuese të ngritur, në kuptimin që protokolli të ketë sjellë pasoja negative për statusin ose funksionet e saj , ndaj vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, që do të thotë se kërkimet dhe pretendimet e kërkueses nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre“, thuhet në arsyetimin e Kushtetueses.

Kujtojmë se kërkesa e PD-së zyrtare u depozitua nga deputeti Kreshnik Çollaku më 6 dhjetor dhe kërkoi rrëzimin e marrëveshjes me argumentin se është e papajtueshme me nenet 3,4 dhe 7 të Kushtetutës dhe ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë. Pezullimin e procedurës parlamentare për. Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të marrëveshje së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë”, thuhej në kërkesën e PD zyrtare.

Ndërkohë, lidhur me marrëveshjen në fjalë, Kushtetuesja ka pranuar të marrë në shqyrtim ankimin e bërë nga 30 deputetë të Partisë Demokratike, mes të cilëve Sali Berisha e Gazment Bardhi, duke i vendosur një bllokadë miratimit të saj në Parlament.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.