☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,366 ▲ +0.39% ETH $2,300 ▲ +2.38% XRP $1.3625 ▲ +0.23% SOL $85.3800 ▲ +0.45%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjykata lë në burg ish drejtorin e rrugeve Dashamir Xhika

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën “arrest me burg” për ish drejtorin  e Autoritetit Rrugor Shqiptar i cili vjen nga rradhët e LSI Dashamir Xhika.

Xhika u arrestua dy ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsion.

Sipas prokurorisë ish-zyrtari i ARRSH i shkaktoi një dëm shetit prej 5 miliardë lekësh pasi abuzoi me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar.

“Dashamir Xhika, i cili ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH-së në periudhën tetor 2013-shtator 2017, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Shpërdorim të detyrës’ të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”, thuhej në urdhrin e arrestit të lëshuar nga Gjykata për Dashamir Xhikën më 1 shkurt.

Përveç Xhikës mëngjesin e 2 shkurtit u arrestuan edhe 5 personat e tjerë.

Prokuroria e Elbasanit kërkoi masës e sigurisë “arrest me burg” edhe për shtetasit Andi Toma (ish-drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve nga viti 2008-2013) i cili vjen nga rradhët e PD, Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysën, Kujtim Hysën përfaqësuesit e firmës së ndërtimit të rrugës, ndërsa u kërkua masa  arrest shtëpie për Rezarta Bokçiu.

Ndërkohë procesi gjyqësor për këta persona e përmedur më lartë po vijon ende në Gjykatën e Elbasanit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.