☁️
Tiranë 16°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $76,013 ▲ +0.13% ETH $2,240 ▼ -0.1% XRP $1.1654 ▲ +0.32% SOL $89.6100 ▼ -0.3%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Gjykatat nuk ndryshojnë kurs për masat e sigurisë, burgjet mbeten plot me të paraburgosur

Klienti i Bledar Meminaj, një shpërndarës droge dhe njëherazi përdorues, nuk u lirua nga gjykata.

Ai po qëndron në paraburgim si dhjetra qytetarë të tjerë nën hetim, për të cilët vendimi orientues i kolegjeve të bashkuara për të mos shpallur vetëm arrest në burg nuk po jep asnjë efekt.

Nga 4 maj kur Gjykata e Lartë u shpreh se gjykatat duhet të tregojnë se përse nuk u vendos masë më e lehtë si detyrimi me paraqitje, arresti shtëpiak apo garancia pasurore, burgjet deklarojnë për TCH se fluksi i prurjeve të të paraburgosurve është i njëjtë dhe nuk ka ndryshuar.

Në muajin prill janë regjistruar 244 pranime, pra shtetas që janë arrestuar dhe ndaj tyre është vendosur arrest në burg. Ndërsa gjatë këtij muaji deri më tani janë shpallur 222 paraburgime.

“Kam vërejtur që nuk ka asnjë ndryshim megjithëse po bëjmë kërkesa”, tha avokati Lorenc Danaj.

“Gjykatat më të ulëta ndihen edhe të sfiduara që pse do na mësojë Gjykata e Lartë çfarë të bëjmë”, tha avokati Bledar Meminaj.

Sakaq, duke iu referuar vendimit unifikues, Ilir Beqaj kërkoi ndryshim mase, por ai u refuzua. 12 ish-funksionarë të tjerë kanë testuar Gjykatën e Posaçme, me të njëjtin pretendim.

Erion Veliaj po ashtu kërkon ndryshim mase me të njëjtin qëndrim, çështje e cila shqyrtohet të enjten në Gjykatën e Lartë. Por avokati Lorenc Danaj thotë se vendimi unifikues nuk orienton vetëm gjykatat, por edhe prokurorinë.

Gjykata e Lartë në fakt nuk e ka zbardhur ende të plotë vendimmarrjen dhe, siç shprehen gjyqtarët e shkallëve më të ulëta, ata janë në pritje të argumenteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.