Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $61,428 ▲ +0.63% ETH $1,587 ▲ +0.23% XRP $1.1157 ▲ +1.19% SOL $63.5900 ▼ -0.59%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Kronika

Krim i rëndë! 46-vjeçari dyshohet se vrau partneren shqiptare dhe i vuri flakën banesës

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin e Ulqinit në Mal të Zi, ku një 46-vjeçar nga Kosova është arrestuar nën dyshimin se ka vrarë partneren e tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës ku jetonin së bashku.

Sipas mediave , i dyshuari është B.G, 46-vjeç, ndërsa viktima është identifikuar si D.N., 36 vjeçe, shtetase shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kodre të Ulqinit. Policia malazeze njoftoi se rreth orës 00:30 ka marrë informacion për një zjarr të shpërthyer në një banesë. Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët gjetën trupin e pajetë të gruas brenda objektit të përfshirë nga flakët.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka lokalizuar edhe një person tjetër me djegie trupore, i cili më pas u identifikua si B.G. Ai fillimisht u dërgua për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm dhe më pas u transferua në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë.

Sipas hetimeve paraprake, autoritetet dyshojnë se 46-vjeçari ka vrarë partneren e tij dhe më pas i ka vënë zjarrin shtëpisë për të fshehur gjurmët e krimit.

Policia bëri të ditur se i dyshuari është vënë nën kontroll brenda një kohe shumë të shkurtër dhe ndaj tij rëndon akuza për “vrasje të rëndë” dhe zjarrvënie.

Në koordinim me Prokurorinë e Lartë në Podgoricë, hetuesit kanë sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë, kanë mbledhur prova materiale dhe kanë marrë dëshmi nga persona të ndryshëm për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Hetimi në vendin e krimit është kryer nga prokurori kompetent në prani të ekspertëve forensikë dhe forcave të policisë, ndërsa autoritetet vijojnë punën për të sqaruar rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.