Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 27 May 2026
S&P 500 7,506 ▼0.18%
DOW 50,645 ▲0.36%
NASDAQ 26,574 ▼0.31%
NAFTA 89.87 ▼4.28%
ARI 4,482 ▼1.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $74,942 ▼ -1.98% ETH $2,055 ▼ -1.16% XRP $1.3202 ▼ -1.46% SOL $83.2100 ▼ -1.08%
S&P 500 7,506 ▼0.18 % DOW 50,645 ▲0.36 % NASDAQ 26,574 ▼0.31 % NAFTA 89.87 ▼4.28 % ARI 4,482 ▼1.16 % S&P 500 7,506 ▼0.18 % DOW 50,645 ▲0.36 % NASDAQ 26,574 ▼0.31 % NAFTA 89.87 ▼4.28 % ARI 4,482 ▼1.16 %
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
27 May 2026
Breaking
Kronika

“Turistë” për disa javë, më pas zhdukeshin… Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali

Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion të gjerë antimafia kundër një rrjeti kriminal shqiptar të akuzuar për trafik dhe shpërndarje kokaine në qytetin e L’Aquilës dhe zonat përreth.

Mediat italiane bëjnë me dije se operacioni i koduar “Coca Delivery” u zhvillua në orët e para të mëngjesit me urdhër të Prokurorisë Antimafia të L’Aquilës. Gjatë aksionit, karabinierët ekzekutuan 25 masa sigurie personale dhe 11 ndalime qëndrimi, ndërsa në total janë nën hetim 40 persona, pothuajse të gjithë shtetas shqiptarë.

Sipas hetimeve, organizata përdorte të rinj shqiptarë, kryesisht rreth të 20-ave, pa precedentë penalë, të cilët hynin në Itali me vizë turistike. Ata mbërrinin fillimisht në Romë dhe më pas transportoheshin drejt L’Aquilës, ku strehoheshin në apartamente në periferi ose në komunat përreth.

Hetuesit italianë thonë se të rinjtë pajiseshin me makina me qira, telefona celularë dhe karta SIM që ndryshoheshin vazhdimisht, me qëllim shmangien e identifikimit nga policia. Ata qëndronin vetëm disa javë në Itali, shpërndanin kokainë dhe më pas largoheshin, duke u zëvendësuar menjëherë nga persona të tjerë.

Sipas Prokurorisë, pas këtij mekanizmi fshihej një strukturë e organizuar kriminale me bazë operative në Shqipëri, e cila merrej me rekrutimin e shpërndarësve, furnizimin me drogë dhe koordinimin e aktivitetit kriminal në Itali.

Hetimet nisën në janar 2025, pasi karabinierët vunë re një model të përsëritur arrestimesh: të rinj shqiptarë pa precedentë penalë, me sasi të vogla kokaine dhe pa lidhje të dukshme mes tyre. Megjithatë, përmes përgjimeve, ndjekjeve, kamerave të fshehta dhe monitorimeve të vazhdueshme, autoritetet arritën të lidhin dhjetëra episode të ndryshme në një rrjet të vetëm kriminal.

Sipas dosjes hetimore, kokaina fshihej në zona pyjore, fusha dhe periferi rreth L’Aquilës. Shpërndarësit mbanin me vete vetëm pak doza për të shmangur arrestime më të rënda në rast kontrolli nga policia.

Gjatë hetimeve janë kryer 16 arrestime në flagrancë dhe është sekuestruar rreth 1 kilogram kokainë. Autoritetet italiane dyshojnë se rrjeti ka shitur të paktën 3 mijë e 200 doza droge, me një fitim të vlerësuar rreth 125 mijë euro.

Mbi 100 përdorues droge janë identifikuar nga hetuesit dhe janë referuar pranë autoriteteve përkatëse.

Sipas Prokurorisë italiane, grupet kriminale vepronin kryesisht në L’Aquila dhe zonat përreth, por kishin lidhje edhe me rajone të tjera italiane si Toscana dhe Veneto.

Prokurorja Roberta D’Avolio deklaroi se operacioni përfaqëson “një goditje të rëndësishme ndaj organizatave kriminale që vepronin prej kohësh në territor”, megjithëse theksoi se lufta kundër trafikut të drogës mbetet ende një sfidë e vazhdueshme.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.