Gjykatat shkelin ligjin për vendimet, i zbardhin me shumë vonesë
Gjyqtarët vijojnë të jenë tepër të ngadaltë në zbardhjen e vendimeve brenda afatit, çka ka sjellë në mjaft raste shkelje flagrante të ligjit apo mbajtje në burg tej afateve të shtetasve.
Sipas raportit monitorues të INFOCIP, të zhvilluar gjatë vitit 2014, Gjykata e Lartë ende nuk ka zbardhur dy vendime unfifikuese që duhet të kenë efekt edhe në praktikën gjyqësore të të gjitha gjykatave në vend.
“Kush do të kontrollojë Gjykatën e Lartë? Kush do të disiplinojë e procedojë ata gjyqtarë që bëjnë shkelje e vonasa që arrijnë deri në 880 ditë? Dhe bëhet fjalë për çështje të vitit 2011, si dhe vonesa të vitit 2014, me tendencë në rritje”, deklaroi Gerti Shella, drejtor i INFOCIP.
Situata paraqitet në shkelje të ligjit edhe në gjykatat administrative, të cilat duhet të dorëzojnë vendimet brenda shtatë ditëve, por që ato zbardhen tej limitit ligjor. Në Gjykatën Administrative në Tiranë, nga 3018 vendime të shpallura, 43 për qind e tyre janë depozituar përtej afatit.
“Në kontekstin e reformës në drejtësi duhet gjetur urgjentisht mekanizmi për të disiplinuar praktikën e vonesave të shprehura deri në kufijtë e paligjshmërisë nga ajo që është maja e piramidës së sistemit gjyqësor, Gjykata e Lartë. Është e papranueshme që këta gjykatës dënojnë gjyqtarët e shkallëve më të ulëta për vonesa në zbatimin e vendimeve, ndërkohë që vetë vonohen deri në 880 ditë”, nënvizoi Shella.
Nga gati 5 mijë çështje të gjykuara në shkallën e parë të kryeqytetit rezulton se 35 për qind e tyre janë zbardhur jashtë afatit.
C’presi shqipetaret nga gjykatat dhe pembarimi te zgjidhin? gjyqtaret,avokatet,prokuroret,politikanet e deputetet jane ber pale qe shqipetareve tu privohet c’do e drejte.rinia shqipetare duhet te marri fatet e drejtimit ne qeverrisje,i perzeni ata pleq qe permjerrin ne breke se per vec te keqijave ata pjellin dhe krimin,se prokuroret ne trupin e tyre nuk kane gjak;por llalle