☁️
Tiranë 14°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $76,095 ▲ +0.34% ETH $2,242 ▲ +0.02% XRP $1.1591 ▲ +0.13% SOL $89.7700 ▲ +0.21%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Goditet me sende të forta kreu i AKU Shkodër, Ramir Haderi! Policia në vendngjarje (VIDEO)

Drejtori i AKU-së në Shkodër, Ramir Haderi, është dhunuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në lagjen “Fahri Ramadani” (Rus), teksa Haderi po kthehej për në banesë.Sipas informacioneve paraprake, ai është goditur me sende të forta nga një person ende i paidentifikuar, duke pësuar dëmtime në pjesën e vetullës.

Pas ngjarjes, Haderi është paraqitur në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, përfshirë edhe skanerin, për të përcaktuar gjendjen e tij shëndetësore.Burime paraprake bëjnë me dije se drejtori i AKU-së ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.Në njoftimin paraprak, policia bën me dije:“Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen ‘Fahri Ramadani’ është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.