☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,290 ▲ +0.84% ETH $2,704 ▲ +0.84% XRP $1.5011 ▲ +1.2% SOL $121.5400 ▲ +1.81%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Netflix i jep fund një prej serialeve më të ndjekur: “Emily in Paris” mbyllet pas sezonit të gjashtë

Netflix ka konfirmuar se një nga serialet e tij më të ndjekur globalisht, “Emily in Paris”, do të mbyllë historinë e tij pas sezonit të gjashtë.

“Faleminderit që na lejuat të jemi pjesë e jetës suaj, duke frymëzuar ëndrrat tuaja për udhëtime dhe dashurinë tuaj për Parisin”, tha për BBC skenaristi dhe producenti ekzekutiv Darren Star .

Seriali ndjek historinë e Emily Cooper, një ekzekutive marketingu nga Çikago, e luajtur nga aktorja Lily Collins, e cila përballet me sfidat e punës, dashurisë, miqësive dhe modës në Paris.

“Pas gjashtë vitesh të paharrueshme duke luajtur Emily Cooper, po ndaj me ju se ky sezon i gjashtë i ardhshëm do të jetë i fundit. Sezoni i gjashtë do t’ju sjellë gjithçka që doni nga seriali dhe do të shërbejë si kapitulli përfundimtar i aventurës së jetës së Emily-t”, pohoi në një videoaktorja britaniko-amerikane.

Netflix konfirmoi për BBC se xhirimet kanë nisur në Greqi, ndërsa skenat do të xhirohen edhe në Paris dhe Monako. Megjithatë ende nuk është bërë ende i ditur një datë zyrtare e publikimit.

Episodet e reja do të vazhdojnë nga fundi i sezonit të pestë, ku interesi romantik i Emily-t, Gabriel, interpretuar nga Lucas Bravo, i dërgon një kartolinë duke e ftuar në një arratisje në Greqi.

Skenaristi dhe producenti ekzekutiv, Star pohoi gjithashtu se krijimi i serialit me kastin dhe ekipin e jashtëzakonshëm ka qenë udhëtimi i jetës.

“Duke hyrë në sezonin e fundit, jam shumë mirënjohës për Netflix, Paramount dhe, më e rëndësishmja, fansat që kanë bërë këtë udhëtim me ne”, shtoi ai.

Seriali “Emily in Paris”, i cili u publikua në vitin 2020, është një nga suksest e Netflix, me sezonin e fundit që arriti 26.8 milionë shikime globalisht brenda 11 ditësh.

Seriali ka frymëzuar meme dhe trende mode, ndërsa krijuesi i tij Darren Star u nderua me Legjionin e Nderit nga Presidenti Emmanuel Macron, i cili vlerësoi ndikimin e serialit në promovimin e Francës.

Megjithatë, ai ka marrë edhe kritika për paraqitjen e idealizuar dhe klishe të Parisit.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.