☁️
Tiranë 14°C · Vranët 22 May 2026
S&P 500 7,446 ▲0.17%
DOW 50,286 ▲0.55%
NASDAQ 26,293 ▲0.09%
NAFTA 97.61 ▲1.31%
ARI 4,543 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,710 ▲ +0.29% ETH $2,135 ▲ +0.37% XRP $1.3751 ▲ +0.57% SOL $87.4000 ▲ +1.43%
S&P 500 7,446 ▲0.17 % DOW 50,286 ▲0.55 % NASDAQ 26,293 ▲0.09 % NAFTA 97.61 ▲1.31 % ARI 4,543 ▲0.01 % S&P 500 7,446 ▲0.17 % DOW 50,286 ▲0.55 % NASDAQ 26,293 ▲0.09 % NAFTA 97.61 ▲1.31 % ARI 4,543 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
22 May 2026
Breaking
Politika

“Hipokritë, ushtri jeniçerësh”, Vangjeli flet për marrëveshjet mes PD-PS

I ftuar këtë të enjte në Now me Erka Mëhillin në Euronews Albania, gazetari Lorenc Vangjeli komentoi konsensusin mes PD-së dhe PS-së, ku javën e kaluar miratuan një rezolutë dhe këtë javë miratuan një raport për Rregulloren e Kuvendit.

Sipas tij, bazuar në dy marrëveshjet e fundit, të dyja palët e dinin paraprakisht se çfarë do të ndodhte dhe se marrëveshjet duhet të interpretohen politikisht nga të dy kampet.

Sakaq, Vangjeli e cilësoi këtë si një lëvizje taktike dhe hipokrite, duke shtuar se opozita shpesh sillet në mënyrë reaktive, duke iu përgjigjur vetëm zhvillimeve të ditës, në vend që të ketë një strategji të qëndrueshme politike.

“Kjo do të duhej të ishte rregull. Kështu do duhej të ishte, kështu do duhet të ishte si rregull. Ne këto i shikojmë si përjashtim. Njëra nga arsyet është se të dyja palët e dinin se çfarë do të ndodhte. Pra, IBAR-it do të merrej, që ky fakt së paku nga qeveria do të trumbetohej, do të brohorej si sukses, dhe opozita nxitoi që të jetë pjesë e këtij suksesi.

Është një lëvizje taktike sepse strategjia e përhershme e opozitës, shndërrimi i saj gjithmonë në një opozitë reaktive që do të thotë nuk vepron por thjesht është reaksioni i asaj çka ndodh, i përgjigjes të ditës. Apo për ta thënë pak më thjeshtë: çfarë njëra palë thotë se është e bardhë e ndrit si flori, tjetra thotë se është katran dhe nxin si ferr. Po këtë bënin socialistët dje në opozitë, këtë bëjnë demokratët sot.

Raporti vetë e nënvizonte këtë që jua thashë edhe pak më parë, situatën e tensionuar shpesh të panevojshme, dhe është një tension i jashtëzakonshëm. Këtu duket sikur po theren, po theren. Po t’i pyesësh se çfarë ka ndodhur para një jave, e harrojnë. Dhe shikon se edhe skenat e dhunës që ndodhin, edhe përplasjet e mëdha të cilat ndodhin, edhe këto paqe të shkurtra që ngjajnë si shkëmbim krushqish që pinë gotën e rakisë me njëri-tjetrin, janë thjesht hipokrite.

Janë ditën më të nxehtë në parlament, me kamera të ndezura ngjajnë si dy ushtri jeniçerësh ballë përballë që kanë drejtuar armët. Dhe pas shpinës së kryetarit të kuvendit të radhës është lokali, është kafja e parlamentit. T’i shikosh, janë sërish bashkë duke biseduar a thua se nuk kishte ndodhur asgjë. Sepse është institucionalizuar teatri përpara kamerës për të rrëfyer qoftë edhe dobishmërinë e secilit përpara liderit të radhës.

Doktori i do brohoritës, i do me flakadan në dorë edhe në gojë, Rama i do hazërxhëvap për t’u përgjigjur atyre. Dhe atje ku janë të vërtetë, pranë gotës së ujit dhe filxhanit të kafes, është paqe. Pra, ja ku është një provë që e gjitha është jo vetëm artificiale, por është edhe hipokrite.

A është e shkruar gjëkund në rregulloren e cilido televizioni që duhet të ulesh në karrige dhe jo majë tavolinës? Nuk është e shkruar. Është kod, është kod moral, nuk shkruhet në rregullore çdo gjë”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.