☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 26 August 2026
S&P 500 7,676 ▼0.02%
DOW 53,464 ▼0.21%
NASDAQ 26,130 ▼0.08%
NAFTA 81.77 ▼0.72%
ARI 4,647 ▼1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,392 ▼ -0.16% ETH $2,469 ▲ +0.88% XRP $1.3750 ▼ -5.27% SOL $96.6500 ▼ -0.42%
S&P 500 7,676 ▼0.02 % DOW 53,464 ▼0.21 % NASDAQ 26,130 ▼0.08 % NAFTA 81.77 ▼0.72 % ARI 4,647 ▼1.01 % S&P 500 7,676 ▼0.02 % DOW 53,464 ▼0.21 % NASDAQ 26,130 ▼0.08 % NAFTA 81.77 ▼0.72 % ARI 4,647 ▼1.01 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Arte

Gonxhja: Selia pet-friendly e MTKS-së, hapësirë strehimi dhe përkujdesjeje për disa qenushë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka ndarë momente nga ambientet pet-friendly të ministrisë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Qenushëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja bëri të ditur se selia e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit prej kohësh shërben si një hapësirë strehimi dhe përkujdesjeje për disa qenushë të lagjes së ish-Kinostudios, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta apo të ulëta.

Sipas tij, stafi i ministrisë kujdeset çdo ditë që kafshët të kenë ushqim, siguri dhe përkujdesje.

“Selia pet-friendly e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit është një hapësirë ku prej kohësh, sidomos në ditët më të nxehta apo më të akullta jashtë, kanë gjetur strehë dhe përkujdesje disa qenushë të dashur të lagjes së ish-Kinostudios”, shkroi Gonxhja.

Ai theksoi se qenushët janë bërë pjesë e përditshmërisë së stafit, duke sjellë një atmosferë më të ngrohtë në ambientet e punës.

“Në ditën kushtuar qenushëve, ndajmë disa momente nga prania e miqve tanë më besnikë, që tashmë janë bërë pjesë e familjes sonë të madhe, duke na e bërë më të mirë atmosferën e vendit të punës”, u shpreh ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.