🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 31 August 2026
S&P 500 7,677 ▼0.44%
DOW 53,234 ▼0.61%
NASDAQ 26,293 ▼0.41%
NAFTA 85.82 ▲2.9%
ARI 4,482 ▼1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $79,072 ▲ +0.04% ETH $2,480 ▼ -1.23% XRP $1.3867 ▼ -2.61% SOL $104.5200 ▼ -2.03%
S&P 500 7,677 ▼0.44 % DOW 53,234 ▼0.61 % NASDAQ 26,293 ▼0.41 % NAFTA 85.82 ▲2.9 % ARI 4,482 ▼1.06 % S&P 500 7,677 ▼0.44 % DOW 53,234 ▼0.61 % NASDAQ 26,293 ▼0.41 % NAFTA 85.82 ▲2.9 % ARI 4,482 ▼1.06 %
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
31 Aug 2026
Breaking
Bota

“Google Maps” riemërton Liqenin Ontario në “Liqeni Amerika” për përdoruesit në SHBA

– “Google” ka ndryshuar në aplikacionin “Google Maps” emrin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, por vetëm për përdoruesit që ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas “Reuters”.

Ndryshimi vjen pas urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan Donald Trump, i nënshkruar më 27 gusht 2026.

Sipas “Google”, përdoruesit në SHBA do ta shohin liqenin me emrin e ri, ndërsa në Kanada do të vazhdojë të shfaqet si Liqeni Ontario.

Për përdoruesit jashtë SHBA-së dhe Kanadasë, “Google Maps” i shfaq të dy emrat.

Kompania shpjegoi se ndryshimi ndjek politikën e saj për përdorimin e emërtimeve zyrtare të regjistruara nga Sistemi i Informacionit për Emrat Gjeografikë të SHBA-së (GNIS).

Trump urdhëroi që liqeni të riemërtohej në dokumentet, hartat dhe komunikimet zyrtare të qeverisë amerikane.

Urdhri parashikon që Departamenti i Brendshëm dhe Bordi për Emrat Gjeografikë të përditësojnë sistemin federal të emërtimeve gjeografike me emrin “Liqeni Amerika”.

Liqeni Ontario është një nga pesë Liqenet e Mëdha të Amerikës së Veriut dhe shtrihet përgjatë kufirit mes shtetit amerikan të Nju Jorkut dhe provincës kanadeze, Ontario.

Ndryshimi i emrit nuk është detyrues për Kanadanë dhe nuk ndryshon emërtimin që përdoret nga autoritetet kanadeze apo në nivel ndërkombëtar.

Vendimi ka shkaktuar reagime të forta në Kanada.

Kryeministri Mark Carney dhe zyrtarë të tjerë kanadezë kanë kundërshtuar riemërtimin, ndërsa kryeministri i Ontarios, Doug Ford, ka deklaruar se liqeni do të vazhdojë të quhet Liqeni Ontario.

Në qytetin Winona të Ontarios u vendos madje një tabelë me mbishkrimin: “Liqeni Ontario, tani dhe përgjithmonë”.

Riemërtimi vjen në një periudhë tensionesh të forta tregtare mes SHBA-së dhe Kanadasë.

Ai kujton një vendim të ngjashëm të administratës Trump në vitin 2025, kur Gjiri i Meksikës u riemërtua “Gjiri i Amerikës” në përdorimin zyrtar amerikan.

Edhe platformat e tjera të hartave po përballen me presion për të ndjekur ndryshimin.

Sekretari amerikan i Brendshëm, Doug Burgum, tha se Trump i ka kërkuar drejtpërdrejt “Apple” të ndryshojë emrin në shërbimet e saj të hartave, ndërsa “Apple” ende nuk e ka konfirmuar ndryshimin.

Ndërkohë, ndryshimi i “Google Maps” ka shkaktuar edhe një situatë të pazakontë në Kanada.

Disa faqe dhe aplikacione kanadeze që përdorin harta të ofruara nga palë të treta, kanë shfaqur përkohësisht emrin “Liqeni Amerika”, edhe pse autoritetet kanadeze vazhdojnë të përdorin emrin tradicional Liqeni Ontario. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.