☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.68 ▲1.28%
ARI 4,714 ▲0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,677 ▼ -0.55% ETH $2,086 ▲ +0.37% XRP $1.3336 ▼ -0.43% SOL $82.6400 ▼ -1.58%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.68 ▲1.28 % ARI 4,714 ▲0.75 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.68 ▲1.28 % ARI 4,714 ▲0.75 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Google mendon të investojë në rrjet nëndetar

googleGoogle është duke e planifikuar një investim në rrjetin e ri me kabëll i cili do të kalojë nëpër Oqeanin Paqësor, ka raportuar Wall Street Journal duke përmendur njerëz të afërt me këtë çështje.
Ky veprim vjen pasi kompanitë e teknologjisë gjithnjë e më shumë dërgojnë një sasi në rritje të trafikut nëpër rrjete private, thuhet në raport.

Google përvetësoi kompani të ngjashme për kabllo në vlerë prej 300 dollarësh në vitin 2010, thuhet sipas raportit të njëjtë. Kompania më e madhe e kërkimit në botë do të përdor kabllon e re nën det e cila do të jetë e lidhur me qendrat e të dhënave në Oregon dhe Japoni, thuhet në raportin i cili është publikuar edhe nga Reuters.

Rrjetet private zakonisht përdoren për shtëpi, zyra dhe biznese, pasi që ato ofrojnë siguri për informacion jetik dhe nuk mund të qasen nga pajisjet jashtë këtij rrjeti.

Ndërsa, një rrjet publik është një lloj i rrjetit ku çdokush mund të hyjë në të, ose të lidhet me rrjetet e tjera ose në internet, nëpërmjet tij, thuhet në sqarimin e dhënë.

Një pjesë e madhe e bandwidth-it të Google është i rezervuar për rrjetin e saj privat ‘B4’, i cili transmeton emailat, videot e YouTube në mesin e të dhënave të tjera, thuhet në raport.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.