☁️
Tiranë 9°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,746 ▲ +1.16% ETH $2,239 ▲ +2.26% XRP $1.3497 ▲ +0.43% SOL $84.3100 ▲ +1.54%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Grabitja e bankës, 3 të arrestuar; mes tyre djali i Nehat Kullës

Policia e Tiranës arrestoi tre grabitës të dyshuar për vjedhjen e filialit të një banke në zonën e ish-Bllokut, njëri prej të cilëve është djali i një prej personazheve më të njohur të botës së krimit në vitet ’90, Nehat Kullës.
Kreu i Drejtorisë së Policisë kryeqytetase, Ervin Hodaj, duke bërë publik identitetet e grabitësve tha se është proceduar me hetime të përshpejtuara duke përdorur kryesisht përgjimet.
“Pas një pune operativo-proceduriale intensive, njësitë e policisë kanë zhvilluar operacionin e koduar “Depërtimi” dhe si rezultat, në orën 17:30 të ditës së sotme u ndaluan autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit:
Roland Liti, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me arsim 8-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje;
Alan Babamato, 23 vjeç, lindur ne Fier dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, i padënuar;
Robert (Nehat) Kulla, 35 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me arsim 8-vjeçar, i dënuar më parë për rrëmbim, mbajtje peng personi dhe armëmbajtje pa leje”, deklaroi Hodaj.
Policia gjeti gjatë kontrollit të banesave të 3 të arrestuareve 16.730 dollarë amerikanë, 10.480 euro dhe 262 mijë lekë, si dhe prova të tjera të krimit si sende që shërbejnë për hapje dyersh, brava dhe çelësa të ndryshëm.

Për këtë vjedhje në burg ndodhet aktualisht shefi i sigurisë i filialit të bankës, i arrestuar më datë 8, kur ndodhi edhe grabitja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.