Grammy’2015: Trendet e e flokëve
Prerjet e shkurtra, prerjet lob, ngjyrat e pazakonta, etj. Ja cilat ishin tendencat e flokëve në tapetin e kuq të çmimeve “Grammy’s”, mbajtur në Los Angeles.
Ja çfarë ra në sy në tapetin e kuq:
Prerje të shkurtra
Rita është shfaqur në tapetin e kuq me një prerje të shkurtër të krehur në drejtim të ballit. Rita e ka kombinuar më së miri këtë prerje me një ‘smokey eye’ të theksuar dhe buzë natyrale.
Miley Curus duket se nuk është munduar fare për pamjen e saj. Ajo i ka lëpirë mbrapa flokët e saj të shkurtër dhe është shfaqur gati pa grim.
Zendaya ka prerë kaçurrelat e saj të bukura në një model ‘pixie’ tepër të shkurtër. Ajo ka zgjedhur një stilim që duket tepër natyral, por edhe mashkullor.
Jennifer Hudson i ka stiluar flokët e saj të shkurtra në një model ‘messy’ modern që vijnë në drejtim të ballit.
Prerje lob
Kim Kardashian ka zgjedhur një teksturë ‘messy’ me një baluke të gjatë të ndara thellë në anë. Me buzë natyrale dhe një ‘smokey eye’ me xixa, ajo i ka dhënë vetes një pamje dramatike.
Edhe Taylor Swift ka zgjedhur një ndarje anësore të thellë për flokët e saj, me onde gati të padukshme, por që japin një pamje të bukur.
Nicole Kidman ka zgjedhur një model të thjeshtë për flokët, duke i mbajtur të drejta, port ë kthyera lehtësisht nga pjesa e brendshme në fund.
Ngjyra të pazakonta
Katy Perrry vazhdon të eksperimentojë me ngjyrat e flokëve, duke zgjedhur kësaj here ngjyrën vjollce, shkruan Anabel. Ndoshta Katy duhej të kishte zgjedhur një grim më të pakët në zonë e syve.
Lady Gaga ka hequr dorë nga ngjyra e saj bionde platin, për të përqafuar flokët gri me një krehje “Old Hollywood”.
Edhe Kelly Osbourne ka zgjedhur ngjyrën e livandos për flokët e saj, të përshtatur më së miri me grimin dhe ngjyrën e lëkurës.