☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,698 ▲ +0.95% ETH $2,321 ▲ +3.33% XRP $1.3733 ▲ +0.88% SOL $86.0600 ▲ +1.05%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Greqi, anije me klandestinë në jug të Kretës

ANIJA-MBULIMNjë anije me 500 deri 700 klandestinë në bord ka lëshuar sinjalin SOS pasi sipas kapitenit të saj ndodhet në rrezik. Roja Bregdetare greke thotë se anija “Baris”, me flamur Kiribati, ndodhet me motor të fikur 30 milje detare në jug të Kretës.

Në zonë fryn erë e fortë, çka e bën të pamundur rimorkimin e saj. Rreth 200 prej emigrantëve në bordin e “Baris” janë gra dhe fëmijë.

Sipas Rojës Bregdetare, për momentin anija me klandestinë nuk ka rrezik mbytjeje, por situata mund të dëgradojë në orët në vazhdim. Në zonë janë drejtuar disa anije shpëtimi, ndërsa një helikopter i Rojës Bregdetare greke monitoron nga ajri.

Autoritetet greke thonë se emigrantët klandestinë janë nga Afrika dhe kanë paguar disa mijëra dollarë për kalimin e tyre drejt brigjeve italiane. Prefektura e Kretës njoftoi se ka filluar paraprakisht përgatitjet për akomodimin e tyre.

Në zonë do të dërgohen mjekë dhe ndihma ushqimore, ndërsa janë marrë masa shtesë për parandalimin e rasteve të mundshme të ndonjë klandestini me virusin vdekjeprurës të Ebolës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.