Kronika

Greqi/ Kush po i vret dëshmitarët shqiptarë të vrasjes së Zafiropoulos?

Duket se vrasja e Albert Bakos dy javë më parë, dhe vdekja e Bandiol Tushajt, një ditë më parë, po në burgun e Koridhalosit, nuk janë pa lidhje mes tyre, madje nuk mund të quhen as rastësi.

Top Channel ka mësuar se që të dy ishin të akuzuar si pjesëtar në ekzekutimin e avokatit të njohur grek, Mihalis Zafiroplulos, Bako si një ndër dy ekzekutoret, ndërsa Tushaj si personi që strehoi Bakon dhe Ibrahim Ibrahimaj, ekzekutorin e avokatit, në banesën e tij në lagjen Kalithea.

Emri i Bandiol Tushaj nuk ishte i pa njohur per organet greke te sigurisë.

Në momentin e arrestimit të tij, në banese iu gjetën armë automatike kallashnikovë, pistoleta, dinamit dhe qindra fishekë.

Ai konsiderohej si një ndër kokat e krimit të organizuar të mafies shqiptare në Athinë.

Tushe rezulton se ka qenë prezent në një vrasje të ndodhur në Glifadha, ku dy shtetas shqiptare ekzekutuan pronarin shqiptar të një lokali në këtë zonë, por edhe gjatë një plagosje me armë në sheshin Davaqi në lagjien Kalithea, ku sërish viktima ishte shtetas shqiptar.

Policia greke thotë se ai është pjesëmarrës në disa vrasje te tjera, por falë aftësive të tij për t’u maskuar i kishte shpëtuar disa herë prangave.

Fillimi i fundit per Tushën, ndodhi ne 29 tetor te 2017,kur policia e arrestoi se bashku me Albert Bakon dhe Klodian Lekocajn në banesën e tij.

Ndonëse nuk u akuzua si ekzekutor i Zafiropolos, ai u mbajt në arrest pasi u akuzua për ndihmë të personave në kërkim dhe fshehje krimi, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Burime policore thane për Top Channel se vdekja e Tushës nga mbidoza, duket se është e dyshimte, pasi viktima ka qenë përdorues droge që prej të paktën 3 vitesh dhe nuk mund të ngatërronte dozat e heroinës.

Persona që njohin mirë botën e krimit në Greqi, thonë se Tushe është hequr qafe nga banda e ciganeve në burgun Koridhalos, sikundër edhe Bako, ndërsa Lekocaj, më herët ka denoncuar tentativë helmimi brenda në burg. Madje për këtë qellim, për Lekocajn janë marrë masë shtese sigurie në burgun Koridhalos.

Në të gjitha rastet, gishti tregohet kundër personit që ka pranuar se ka qenë ai që tërhoqi këmbezën në ekzekutimin e Zafiropulos, dhe kreu me dorën e tij, vrasjen e Albert Bakos në oborrin e koridhalos, Ibrahim Hibrahimaj.

Por a është kreu i bandës së ciganëve në Koridhalos, Ibrahim Ibrahimaj, urdhëruesi i vdekjeve të pjesëtareve të bandës së Bakos në burg, apo ai është përdorur prej organizatës kriminale të Aristides Floros, një biznesmeni grek, kreu i një organizata kriminale, që grabiti nëpërmjet një skeme mashtrimi 260 milionë euro nga shteti grek, e në vazhdim, urdhëroi Bakon dhe njerëzit e tij, të heqin qafe avokatët e shtetit të cilët e kishin zbardhur këtë skeme dhe e çuan në burg.

Askush nuk mund ta thotë me siguri këtë, por ajo çka dihet, është fakti që viktima të kësaj lufte shume milionëshe, janë kriminelë shqiptarë të nivelit të ulët, të cilët përdoren për të larë hesapet mes aferave milionëshe të organizatave kriminale greke.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button