☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,548 ▼0.89%
DOW 45,756 ▼0.58%
NASDAQ 21,813 ▼1.26%
NAFTA 96.78 ▲1.29%
ARI 4,576 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,731 ▲ +0.36% ETH $2,129 ▲ +0.36% XRP $1.4366 ▼ -0.53% SOL $88.9400 ▲ +0.81%
S&P 500 6,548 ▼0.89 % DOW 45,756 ▼0.58 % NASDAQ 21,813 ▼1.26 % NAFTA 96.78 ▲1.29 % ARI 4,576 ▼0.64 % S&P 500 6,548 ▼0.89 % DOW 45,756 ▼0.58 % NASDAQ 21,813 ▼1.26 % NAFTA 96.78 ▲1.29 % ARI 4,576 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Greqi: Policia zbulon tonë me vaj luledielli, të shitur si vaj ulliri

Policia në Greqi ka arrestuar shtatë vetë që kanë ngjyer me të gjelbër tonë të tëra vaj luledielli dhe e kanë shitur si vaj ulliri.

Prokuroria greke bëri të ditur të dielën (26.11), se në Greqi janë shitur shumë tonë vaj luledielli si vaj ulliri. Ajo akuzoi shtatë persona, që e kanë ngjyer vajin e lulediellit të verdhë në ngjyrë të gjelbër, në mënyrë që të duket si vaj ulliri. Ky vaj i falsifikuar është eksportuar edhe në Gjermani.

Policia arrestoi të dyshuarit – një familje me katër anëtarë dhe tre të afërm – në qytetin Larissa. Vaji i falsifikuar u është shitur në enë pesëlitroshe konsumentëve grekë dhe është eksportuar në mbajtëse një tonëshe vaji, kryesisht në Gjermani. Policia gjeti në vend pesë tonë vaj të falsifikuar, i cili nuk qe paketuar ende dhe dymbëdhjetë mbajtëse, të destinuara për eksport.

Produkti shitej si “Vaj ulliri ekstra i pastër, direkt nga prodhuesi”. Në Greqi, një vaj i vërtetë i tillë kushton nga 26 deri 30 euro. Policia pati arrestuar më parë rreth 60 tregtarë të vajit të falsifikuar dhe vetëm më vonë konstatoi se ku ndodhej qendra e dyshuar e mashtrimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.