Greqi, riformatim i pjesshëm i kabinetit “Tsipras”
Tsipras ka kritikuar në fillim opozitën, duke thënë se ministrat e tij dorëhiqen kur bëhet fjalë për arsye morale, qofshin ato të ligjshme dhe me vlerë 23 mijë euro, ndërsa konservatorët heshtin për skandalin e gjigantit farmaceutik “Novartis”, që ka dëmtuar me më shumë se 23 miliardë euro ekonominë.
Më pas, ai ka emëruar në postin e ministrit të Ekonomisë krahun e tij të djathtë, Yiannis Dragasakis,njëkohësisht zv.kryeministër. Në vend të ministrit të Emigracionit, Yiannis Mouzalas, që është larguar për arsye shëndetësore, është emëruar ish-zv.ministri i Mbrojtjes, Dimitris Vitsas.
Në vendin e tij është caktuar një emër surprizë, Fotis Kouvelis, ish-udhëheqës i një prej partive të vogla të majta, dikur aleate të “Syriza”-s, por edhe pjesë e një koalicioni qeveritar me konservatorët e socialistët gjatë krizës së viteve 2011-2012.
Gjithashtu, 3 emrat e rinj që futen në kabinetin qeveritar janë Meropi Tzoufi, si zv.ministre e Arsimit; Athanasios Iliopoulos, si zv.ministër i Punës; si dhe Constantine Stratis, si zv.ministër i Kulturës dhe Atletikës.