Presidentja e Republikës së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou do të presë sot në Pallatin Presidencial kryetarin e Gjykatës së Auditit, Ioannis Sarmas, për t’i caktuar detyrën, në përputhje me Nenin 37, paragrafi 3 të Kushtetutës, të formimit të një qeverie të përkohshme, objektivi kryesor i së cilës do të jetë organizimi i zgjedhjeve.
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare greke do të zhvillohen më 25 qershor.
Tri partitë kryesore greke e patën të pamundur krijimin e një qeverie koalicioni, pas zgjedhjeve të së dielës së kaluar, të fituara gjerësisht nga partia ”Demokracia e Re” e kryeministrit në largim, Kyriakos Mitsotakis.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.