🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.44 ▼0.27%
ARI 4,981 ▼1.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,385 ▲ +2.18% ETH $2,266 ▲ +7.09% XRP $1.4730 ▲ +4.05% SOL $93.4900 ▲ +5.56%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.44 ▼0.27 % ARI 4,981 ▼1.6 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.44 ▼0.27 % ARI 4,981 ▼1.6 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Greqi, zbulohen 26 milionë pilula droge për xhihadistët

Departamenti grek i Antidrogës dhe Policia e Krimit Financiar, në bashkëpunim me DEA-n amerikane kanë zbuluar një nga ngarkesat më të mëdha të pilulave të drogës me vlerë 13 milionë euro, që kishte destinacion xhihadistët.

Ngarkesa është zbuluar në një konteiner të dyshimtë në një anije që vinte nga India për në Libi me stacion të ndërmjetëm portin e Pireut. Pas hapjes së konteinerit janë gjetur 26 milionë pilula Tramol dhe Τramadol. Sipas burimeve, pranë organeve greke pilulat ishin të destinuara për xhihadistët e Shtetit Islamik në Tobruk të Libisë.

Ekspertët, pasi kanë analizuar përbërjen e tyre, ku kanë gjetur substancën captagon, një derivat i amfetaminës, kanë shpjeguar se ato shndërrojnë përdoruesit, në këtë rast militantët xhihadistë, në makineri vrasëse të paskrupullta. Menjëherë pas përdorimit të tyre, përdoruesi ndjen rritje në forcën e muskujve, rritjen e dëshirës seksuale, stimulim të euforisë dhe agresionit dhe mungesë të nevojës për gjumë dhe ushqim.

Në thelb, i bën ata të ndjehen të paprekshëm, thonë ekspertët. Hetimet vazhdojnë për të gjetur deri ku shtrihet rrjeti i trafikantëve, pasi për herë të parë zbulohet një sasi kaq e madhe pilulash droge pas së cilës fshihen bashkëpunëtorë të ISIS-it.

1 Koment

  • UROSH LESHI 04 June 2016, 17:51

    Gabimi i sherbimit sekret ishte qe se kishta mbyll nje sy.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.