☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,366 ▲ +0.39% ETH $2,300 ▲ +2.38% XRP $1.3625 ▲ +0.23% SOL $85.3800 ▲ +0.45%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Greqia akuzon Maqedoninë për prishje të marrëveshjes së vitit 1995

Greqia ka akuzuar Maqedoninë për prishjen e marrëveshjes së vitit 1995 për normalizimin marrëdhënieve dypalëshe mes dy shteteve, pasi në një ndeshje hendbolli të vajzave U-17 në fanelat e përfaqësues së Maqedonisë shkruante emri “Macedonia”.

Athina pretendon se Shkupi ka shkelur marrëveshjen me shkruarjen emrit të Maqedonisë. Vajzat e përfaqësueses së Greqisë vetëm pas 30 sekondave lojë lëshuan ndeshjen, me arsyetimin se nuk e njohin emrin e Maqedonisë.

Lidhja Greke e Hendbollit tërhoqi hendbollistet e saj, me çka ekipi i Maqedonisë shënoi fitore teknike me rezultat 10:0. Si rezultat, Federata Evropiane e Hendbollit përjashtoi ekipin grek të femrave nga garat dhe shqiptoi dënim prej 25 mijë eurove federatës greke. Ata kanë të drejtë të ankimojnë këtë vendim, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sipas marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995, Maqedonia mund t’u bashkohet organizatave ndërkombëtare vetëm nën emrin e saj të përkohshëm. Dëshmojmë edhe një herë që Maqedonia pas marrjes së anëtarësimit në ndonjë organizatë ndërkombëtare, tenton ta shkelë marrëveshjen e përkohshme”, thonë nga Ministria e Jashtme e Greqisë.

Ata thonë se janë në mbështetje të ekipit të vajzave greke nën moshën 17-vjeçare.

Greqia dhe Maqedonia kanë mosmarrëveshje për emrin e vërtetë të Maqedonisë që nga viti 1990. Athina insiston se emri i Maqedonisë, në thelb ka ambicje territoriale përtej kufijve ekzistues.

Athina dhe Shkupi kanë nënshkruar një marrëveshje në vitin 1995, sipas së cilës Maqedonia ndërkombëtarisht do të njihet si FYROM.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.