☁️
Tiranë 11°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.55 ▲8.26%
ARI 4,676 ▼2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,780 ▼ -2.96% ETH $2,194 ▼ -3.75% XRP $1.3260 ▼ -1.95% SOL $81.8100 ▼ -3.32%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.55 ▲8.26 % ARI 4,676 ▼2.33 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.55 ▲8.26 % ARI 4,676 ▼2.33 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Greqia do të nisë kërkimet sizmike për gaz natyror në jugperëndim të Kretës dhe Peloponezit

Greqia do të fillojë përfundimisht kërkimet për gaz natyror në zonën detare në jugperëndim të Kretës.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë të televizionit privat ANT1.

“Jemi në gjendje të themi se kërkimet sizmike për të eksploruar depozitat e gazit natyror do të fillojnë menjëherë. Kur them menjëherë, kam parasysh , ditët në vijim, në dy blloqet që ndodhen në jugperëndim të Peloponezit dhe Kretës, nga ExxonMobil”, tha Mitsotakis.

Sipas tij, dy kompanitë e mëdha  Exxon Mobil dhe Helleniq Energy fillojnë kërkimet sizmike me anë të anijes sizmografike Sanco Swift të kompanisë norvegjeze PGS.

Gjiganti amerikan Exxon-Mobil që  është edhe operatori me një shumicë prej 70% dhe Helleniq Energy do të lëshojnë në ditët e ardhshme  një NAVTEX, me anë të së cilës do të bllokohen dy blloqet detare ku do të nisin kërkimet sizmike 2D për të identifikuar rezervat e mundshme të gazit natyror në këtë zonë.

“Vendi ynë, pavarësisht angazhimit për tranzicionin e shpejtë të gjelbër, duhet të hulumtojë nëse aktualisht ka mundësi të nxjerrë gaz natyror, i cili do të kontribuojë jo vetëm në sigurinë tonë energjetike, por edhe të Evropës”.

Pas marrjes së të dhënave sizmike në dy blloqet, do të vijojë përpunimi i tyre brenda 6 muajve të ardhshëm për vizualizimin e strukturave gjeologjike të nëntokës, interpretimin e tyre dhe do të vijojnë proceset e parashikuara që përfundojnë më tenderimin për kryerjen e shpimeve  eksploruese brenda 3 viteve të ardhëshme.

Kriza energjetike ka shkaktuar ashtu si në shumë vende të BE një riorganizim të politikës energjetike të Greqisë dhe qeveria Mitsotakis mbështet fuqishëm kërkimet e burimeve të reja energjetike, duke i konsideruar ato të një rëndësie kombëtare.

Nëntori shënon nisjen paralelisht të  kërkimeve sizmike jo vetëm në perëndim dhe në jugperëndim të Kretës të ashtuquajturat blloqet 1 dhe 2, por edhe në bllokun 3 në jugperëndim të Peloponezit, në kufijtë e ZEE-së greke me Italinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.