Rajoni

Greqia, në operacionin e kërkimit të avionit të “EgyptAir”

Në operacionin për të kërkuar avionin e kompanisë ajrore “EgyptAir”, që u zhduk në mëngjesit të së enjtes në zonën mes Kretës dhe Aleksandrisë është e përfshirë edhe pala greke.

Fregata e Forcave Ushtarake të Marinës Detare “Nikiforos Fokas”, dy avionë “C130”, një avion tjetër i tipit “EMB-145 H” si dhe dy helikopterë, “Super Puma” dhe “S-70”, marrin pjesë në operacionin ndërkombëtar për të gjetur avionin në fjalë.

“Sinjali i “AirbusA320” ka humbur dy minuta pasi ka hyrë në zonën ajrore të Egjiptit, në jug lindje të Kretës”, ka deklaruar kreu i Shërbimit të Aviacionit Civil të Greqisë, Konstandinos Litzerakos .

Sipas tij, kulla e kontrollit të Greqisë ka komunikuar njëherë me pilotin e avionit në orën 02:55 minuta të mëngjesit kur ndodhej në zonën ajrore të vendit mbi ishullin Kea, ndërsa fluturonte në lartësinë prej 37000 këmbësh me shpejtësi 519 milje në orë.

Në këtë bisede nuk ka pasur ndonjë referim për ndonjë problem që mund të kishte avioni, ndërsa në 03:26 minuta të mëngjesit(ora greke) është regjistruar komunikimi i fundit me pilotin, i cili nuk është përgjigjur.

Në orën 03:29 mjeti është zhdukur nga radari dhe menjëherë organet greke kanë njoftuar palën egjiptiane dhe kanë urdhëruar gjendjen e gatishmërisë për kërkime dhe shpëtim në zonën  detare mbi të cilën fluturonte avioni.

Sipas mediave greke, kapiteni i një anije tregtare thuhet se ka parë një  shkëlqim në qiell rreth 130 milje në jugperëndim të ishullit Karpathos, informacion i cili ende nuk është konfirmuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button