Pas humbjes në zgjedhjet e fundit, si ato për pushtetin qendror ashtu edhe në zgjedhjet lokale që pasuan, partia e Nikolla Gruevskit është duke analizuar rezultatet dhe ndarë përgjegjësitë.
“Pavarësisht përfundimit që do të dalë nga analiza e zgjedhjeve, edhe nëse gjendet një përgjegjësi e ima, sado e vogël qoftë ajo, unë do të dorëzoj dorëheqjen time”, deklaroi ish-kryeministri maqedonas, në një intervistë për Kurir.
Gruevski, që ndodhet nën akuza të forta për abuzim me pushtetin dhe korrupsion përgjatë 11 viteve që udhëhoqi Maqedoninë, kohët e fundit po përballet edhe me thirrje nga brenda partisë së tij për t’u larguar.
“Shpresoj që dorëheqja ime të sjellë një klimë politike më të favorshme, si brenda partisë time, ashtu edhe për vendin”, deklaroi ai.
I pyetur se kur ka ndërmend që të paraqesë dorëheqjen, ish-kryeministri maqedonas iu përgjigj shkurtimisht.
“Shumë shpejt! Ndoshta brenda 1 ose 2 javëve”, thotë ai.