☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,993 ▲0.37%
DOW 48,339 ▼0.41%
NASDAQ 23,860 ▲0.94%
NAFTA 92.15 ▲0.95%
ARI 4,839 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,984 ▼ -1% ETH $2,334 ▼ -0.33% XRP $1.3780 ▲ +0.58% SOL $83.9600 ▼ -1.88%
S&P 500 6,993 ▲0.37 % DOW 48,339 ▼0.41 % NASDAQ 23,860 ▲0.94 % NAFTA 92.15 ▲0.95 % ARI 4,839 ▼0.22 % S&P 500 6,993 ▲0.37 % DOW 48,339 ▼0.41 % NASDAQ 23,860 ▲0.94 % NAFTA 92.15 ▲0.95 % ARI 4,839 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Grupi Këshillimor për Stabilitetin Financiar, diskuton për prespektivën ekonomike

banka-e-shqiperiseGrupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar (GKSF), zhvilloi mbledhjen e radhes ku diskutoi mbi stabilitetin financiar dhe prespektiven ekonomike te vendit per vitet ne vazhdim. Sipas njoftimit per shtyp nga Banka e Shqiperise, në këtë mbledhje morën pjesë Ministri i Financave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetarja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave të shoqëruar nga drejtues të tjerë të këtyre institucioneve.

Sipas programit, në fillim të mbledhjes përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë paraqitën një vlerësim mbi ecurinë financiare dhe rreziqet për veprimtarinë e sektorit bankar. Situata financiare e sektorit bankar është e mirë, mbështetur në ecurinë e kënaqshme të treguesve përkatës të likuiditetit dhe të kapitalizimit të veprimtarisë. Trajtimi i kredive me probleme mbetet sfida kryesore për sektorin bankar. Veprimet ligjore dhe operacionale në drejtim të ristrukturimit dhe fshirjes së kredive me probleme nga bilancet e bankave, trajtimi më i përshtatshëm tatimor i tyre, si edhe përmirësimet në procesin e ekzekutimit të kolateralit, mbështesin më mirë veprimet e industrisë bankare për uljen e nivelit të kredive me probleme në të ardhmen afatshkurtër.

Të pranishmit vlerësuan sidoqoftë se ky proces do të ishte i qëndrueshëm në kushtet e rritjes më të shpejtë të ekonomisë së vendit.
Në vijim, të pranishmit diskutuan mbi ndjekjen e realizimit të rekomandimeve të mbetura të FSAP . Ata u njohën me një plan veprimi të përgatitur nga Sekretariati i cili përqendrohej në rekomandimet e përbashkëta për autoritetet pjesëmarrëse në mbledhjen e GKSF. Në këtë kuadër, përfaqësuesit e secilit institucion u angazhuan për formimin sa më shpejt të grupeve të përbashkëta të punës që do të plotësojnë rekomandimet përkatëse të FSAP sipas afateve të përcaktuara. GKSF do të monitorojë në vazhdimësi ecurinë e realizimit të këtyre rekomandimeve.

Më pas, përfaqësuesit e Ministrisë së Financave diskutuan mbi ecurinë e procesit të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura publike ndaj sektorit privat. |Ata analizuan ritmin e këtij procesi dhe theksuan pritshmërinë për përshpejtimin e tij në pjesën e dytë të vitit. Të pranishmit, vlerësuan edhe njëherë rëndësinë e këtij procesi, si edhe atë të nxitjes së investimeve publike në përgjithësi, për të rigjallëruar sektorin real të ekonomisë dhe ndërmjetësimin financiar.”ben te ditur njoftimi per shtyp i Bankes Qendrore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.