roze

Gucci në shënjestër

Gucci është vënë në qendër të kritikave për modelet që shfaqen në spotin e fundit publicitar, ndërsa ato pozojnë me koleksionin e veshjeve të firmës. Autoriteti që merret me standardet e reklamave ka marrë ankesa se modelet janë shumë të dobëta si dhe të pashëndetshme.

Kritikat vijnë në një sfond kur industria e modës po apelon për heqjen dorë nga modelet me përmasa ekstremisht të dobëta, pasi ato frymëzojnë anoreksinë apo të tjera sëmundje që lidhen me kequshqyerjen tek femrat në botë.

Por, për firmën luksoze të veshjeve, koncepti i femrës shumë të hollë është subjektiv dhe modelet që shfaqen në klip nuk janë të pashëndetshme, por ato thjesht kanë një strukturë të hollë trupore.

Ndërsa të gjithë ata që janë të pasionuar me modën nuk do t’u duhet të presin për të parë fillimisht koleksionin e veshjeve të femrave e më pas atë të meshkujve të prezantuara nga firma italiane luksoze e veshjeve, pasi kompania Gucci ka vendosur që sfilatat e të dyja gjinive t’i bashkojë në një të vetme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button