☁️
Tiranë 17°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.89 ▲0.98%
ARI 4,606 ▲1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,630 ▼ -1.59% ETH $2,039 ▼ -1.7% XRP $1.3151 ▼ -2.72% SOL $80.6900 ▼ -4.28%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.89 ▲0.98 % ARI 4,606 ▲1.07 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.89 ▲0.98 % ARI 4,606 ▲1.07 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare u rrit me 4.1%

Industria bankare është faktor kyç në rritjen ekonomike të vendit dhe Banka e Shqipërisë është e angazhuar të mbështesë trendin e rritjes.

Kështu u shpreh Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, në konferencën “Bankat dhe Rritja Ekonomike në Shqipëri”, të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në Tiranë ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, bankier dhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare .

“Vlerësimet e fundit tregojnë për një trajektore në rritje të ekonomisë shqiptare për periudhën afatmesme”, tha Guvernatori.

“Ekonomia shqiptare u rrit me 4.1% gjatë tremujorit të dytë të vitit. Kjo rritje u mbështet nga zgjerimi i kërkesës së brendshme private, nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare me jashtë, si dhe nga rritja e shpenzimeve publike dhe nivelet e larta të investimeve të huaja direkte gjatë kësaj periudhe”tha Sejko.

Politika monetare, vijoi Guvernatori do të vijojë të mbështesë kërkesën e brendshme ndërsa sistemi bankar është i mirëkapitalizuar dhe likuid.

Duke argumentuar ecurinë pozitive të treguesve ekonomik, Sejko theksoi se, ndikim ka dhënë edhe politika fiskale, e cila ka krijuar hapësira për financimin e sektorit privat.

Sejko nënvizoi gjatë fjalës së tij, se sot industria bankare është ndryshe nga ajo e disa viteve më parë, duke shtuar se ka ende sfida.

“Situata aktuale është e ndryshme nga ajo e disa viteve më parë. Treguesi i kredive me probleme po ulet, bilancet e sistemit janë sot të vlefshme dhe çmimet e kreditetit janë ulur sot në nivele historike. Gjashtë mujori i parë i vitit 2016 e gjen sistemin bankar më të suksesshëm. Kemi arritur rezultate konkrete, gjendja financiare paraqitet sot më e shëndetshme. Ka ardhur momenti që kredidhënia të zërë vendin që i takon dhe kjo kërkon përkushtim”, tha Guvernatori.

Sipas tij, sistemet bankare të pazhvilluara krijojnë çrregullime në stabilitetin e vendin. Revolucioni i madh teknologjik ka eliminuar barrierat fizike. Përfshirja dhe edukimi financiar janë dy sfidat tjera në sistemin tonë, që duhen zhvilluar më tej.

Guvernatori i bëri apel bankave tregatre të nxisin kreditimin si faktor i rëndësishëm në rritjen e ekonomisë.

Roli i bankave është mjaft i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm për sa i përket kreditimit financiar. Informaliteti, rrezik serioz për stabilitetin ekonomik të vendit. Roli i sistemit bankar është tejet i rëndësishëm, sa i takon bilanceve të kompanive. Reforma ndaj informalitetit është ndër më prioritaret të qeverisë, ne do ofrojmë ndihmesë. Mbështetja e BSH do jetë e pakufizuar në këtë drejtim. Bashkëpunimi do thellohet më tej mes ekzekutivit dhe bankave”, tha Sejko.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.