☁️
Tiranë 10°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.23 ▼1.51%
ARI 4,039 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,038 ▼ -1.09% ETH $2,314 ▼ -1.68% XRP $1.2951 ▼ -2.4% SOL $100.0800 ▼ -1.97%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.23 ▼1.51 % ARI 4,039 ▼0.31 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.23 ▼1.51 % ARI 4,039 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Gvozdenoviç: Sot Dinamo ishte skuadra më e mirë

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç ka folur për RTSH pas humbjes përballë Dinamos në kampionat.

“Sot Dinamo ishte skuadra më e mirë, ishte dominuese nga minuta e parë në të fundit. Ishte dominues në aspektin e vrapimit, agresivitetit, qarkulloi topin më mirë se ne. Akoma nuk jemi grup si vitin e kaluar, kemi më shumë kohë të punojmë. Pastaj jam shumë i mërzitur nga golat sepse Dinamo ka shumë cilësi brenda skuadrës. Ka ritëm tjetër se ishte një paraqitje shumë e mirë në Europë e mund ta kuptoj nëse shënojnë nga aksion i bukur, krosim, driblim se ka cilësi. Por të bëjmë dy herë gabim në goditje standarte është shumë. Ishim shumë të butë nëse mund të them, në të dy golat. Ishte 1-0 për ne, mund të mbajmë rezultatin po u them jo të rrimë mbrapa, por me agresivitet e personalitet. Por siç e thashë nuk jemi akoma grup dhe ndoshta kemi nevojë për kohë.

Ne kemi pësuar katër gola e shënuar tre, nuk mund të themi jemi keq. Por sot nuk kishim ekuilibër si skuadër dhe ky është problem. E kam thënë edhe më parë që Dinamo dominoi, ishte ekipi më i mirë me top, por nuk rrezikoi shumë. Jam mërzitur nga golat se nuk mund të pësojmë dy gola naiv si sot. Si mund të rregullojmë fazën mbrojtëse e sulmuese? Si mund të shkojë më mirë? Vetëm koha do na japë përgjigje, vetëm me punë dhe komunikim me lojtarët mund të ecim përpara”, tha mes të tjerash Gvozdenoviç për RTSH pas ndeshjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.