Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.00 ▲2.74%
ARI 4,746 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,094 ▼ -0.45% ETH $2,183 ▼ -2.41% XRP $1.3351 ▼ -2.99% SOL $82.1400 ▼ -2.83%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.00 ▲2.74 % ARI 4,746 ▼0.65 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.00 ▲2.74 % ARI 4,746 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Haiti në alarm, mbërrin uragani Matthew

Një prej uraganeve më të fuqishëm në Atlantik vitet e fundit, ka prekur Haitin duke sjellë erëra të forta e reshje të dendura shiu. Edhe pse Uragani Matthew, një stuhi e kategorisë së katërt nuk e ka goditur ende plotësisht pjesën perëndimore të Haitit, kushtet ekstreme të motit e kanë mbërthyer tashmë ishullin.

Haiti është një prej vendeve më të varfra në botë dhe shumë qytetarë jetojnë në zona të rrezikuara nga stuhia. Stuhia që po avancon me hapa tepër të shpejtë mund të sjellë deri në 102 cm shi dhe erëra që do të arrijnë shpejtësinë e 230 km në orë, me shumë gjasë duke shkaktuar edhe rrëshqitje dheu. Zona më e prekur pritet të jetë ajo ekstremi jugperëndimor i ishullit.

Edhe pse është vetëm fillimi i një dite që parashikohet të jetë shumë e vështirë, është raportuar një i vdekur. Bëhet fjalë për një peshkatar që u mbyt në detin e trazuar si pasojë e stuhisë. Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve të grumbullojnë rezerva ushqimore dhe uji e të sigurojnë banesat e tyre.

Mijëra vetë po jetojnë ende në tenda, pas tërmetit katastrofik të vitit 2010. Kryebashkiaku i Port au Prince i kërkoi qeverisë të evakuoi rreth 150 mijë persona, shtëpitë e të cilëve kërcënohen nga përmbytjet. 1300 vendstrehime të përkohshme janë ndërtuar për të përballuar emergjencën dhe të dyja aeroportet e vendit janë mbyllur.

Të paktën 13 mijë persona u evakuuan nga zonat e rrezikuara edhe në Republikën Dominikane fqinje, ku gjithashtu do të shënohen erëra të fuqishme e reshje shiu, sipas parashikimeve. Moti ekstrem ka goditur edhe pjesë të Xhamajkës me përmbytje të rënda që kanë bllokuar rrugët e kryeqytetit Kingston.

Matthew pritet të godasë edhe Kubën lindore ku është ngritur alarmi për 6 rajone dhe banorët po zhvendosen në zona më të ngritura.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.