Haki Çako apelon vendimin për pezullimin e tij
Haki Çako ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës, shkalla e parë për pezullim e tij nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Mëngjesin e sotëm, avokati Maks Haxhia ka depozituar në kancelarinë e Gjykatës Apelit, ankimimin për vendimin e marrë nga Gjykata e Shkallës së parë për klientin e tij.
Një ditë më parë, togat e zeza të Gjykatës së Rrethit Tiranë, me kërkesë të prokurorisë vendosën të pezullojnë nga detyra Kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako me akuzën e “Shpërdorimi të Detyrës”, si dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest Shtëpie” me mbikëqyrje elektronike për Artion Dukën, me funksion Drejtor i Forcave Operacionale (F.O) dhe Entiol Xhelilajn, specialist pranë F.O, të dy të dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.