☁️
Tiranë 11°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.55 ▲8.26%
ARI 4,676 ▼2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,780 ▼ -2.96% ETH $2,194 ▼ -3.75% XRP $1.3260 ▼ -1.95% SOL $81.8100 ▼ -3.32%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.55 ▲8.26 % ARI 4,676 ▼2.33 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.55 ▲8.26 % ARI 4,676 ▼2.33 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
13 Apr 2026
Breaking
Kronika

“Haki Çako telefonoi kryeprokurorin Llalla pasi mësoi nga media se ishte kërcënuar”

Mes policisë dhe prokurorisë nuk ka besim dhe bashkëpunim dhe këtë e vërteton ngjarja më e fundit, ajo e kërcënimit me jetën e familjarëve të prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

I ftuar në “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha tha se prokurori nuk ja ka referuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kërcënimet që ka marrë, e kjo sipas tij, tregon bashkëpunimin e munguar midis dy institucioneve. Hoxha tha se Haki Çako e ka marrë në telefon kryeprokurorin, vetëm pasi është njohur me historinë e kërcënimit, përmes lajmit që doli në media.

Një tjetër problem që gazetari sheh në këtë histori, është fakti që institucionet ligjzbatuese shqiptare nuk janë vënë në dijeni për kërcënimin që ka marrë kryeprokurori Adriatik Llalla. Garancia e jetës së familjes që Llalla ka transferuar në një shtet të Evropës, është dhënë nga partnerët, ndërkohë që sipas Hoxhës, këtë duhet ta bënte shteti shqiptar.

“Është komisioni që merr vendime për të siguruar zyrtarët dhe merr përsipër shpenzimet e jetesës së familjes atje. Ky komision nuk ka marrë asnjë vendim sepse nuk i është kërkuar kjo gjë”, tha gazetari Artan Hoxha.

Ai tha se të njëjtët persona që kanë kërcënuar kryeprokurorin, aludohet se kanë kërcënuar dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Nuk është thënë ende asgje zyrtarisht, por në media – informacionet që i referohen burimeve konfidenciale brenda prokurorisë – flasin për një kërcënim që i ka ardhur kryeprokuroprit përmes telefonit. Atij i kërkohet të ndërpresë hetimet ndaj grupit kërcënues, të cilët mbeten ende mister ku i është përmendur edhe familja. Për këtë arsye, Llalla prej muajit qershor kur ka marrë njoftimin, ka larguar familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët, drejt Gjermanisë.

1 Koment

  • populli 27 September 2016, 01:05

    Loja e sali berishes me adriatik llallen eshte krim I pa imagjinueshem me popullin shqipetar.Saliu do ta varrosi popullin shqipetar ne diten e vetme te bardhe te te qenit ne perendim dhe Europe ku populli shqipetar nuk ka qene kurre.SHBA dhe BE nuk do ta lejojne fashistin Sali Berisha dhe kopene e tij ne PD

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.