☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.06 ▼0.32%
ARI 4,722 ▲0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,645 ▲ +1.67% ETH $2,136 ▲ +3.7% XRP $1.3530 ▲ +2.45% SOL $84.2900 ▲ +1.08%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.06 ▼0.32 % ARI 4,722 ▲0.93 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.06 ▼0.32 % ARI 4,722 ▲0.93 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Hapen për të gjithë udhëtarët Kapshtica e Kakavija, MEPJ: Ja çfarë duhet të keni me vete

Kufiri Shqipëri-Greqi dhe anasjelltas është hapur me orar të plotë dhe tashmë qytetarët shqiptarë janë të lirë të udhëtojnë drejt fqinjit.
Ministria e Jashtme njofton se të dyja pikat kufitare, ajo e Kakavijës dhe e Kapshticës do të funksionojë 24 orë për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

Ndërsa, përsa i përket pikës kufitare të Qafëbotës deri më datën 7 korrik do të funksionojë në të njëjtën mënyrë siç edhe ka funksionuar deri më sot, nga ora 08:00 deri në 16:00, me limit në hyrje 250 persona.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se vazhdon të kërkohet PLF, PCR, Rapid test, certifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit), për të gjithë udhëtarët.

Ndërsa, numri i personave të cilët do të lejohet të kalojë çdo pikë kufitare është: Kakavijë: 1500 vetë (tashmë e hapur 24 orë), Qaf botë: 250 vetë (08:00 me 16:00), Kapshticë: 400 vetë (24 orë e hapur).

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga data 1 korrik do të funksionojnë gjatë 24 orëve
Pikat Kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.
Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë 7 korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.
Vazhdon të kërkohet:
PLF
PCR, Rapid test, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit).
Informojmë se numri i lejuar për çdo Pikë Kufitare është si më poshtë:
• Kakavijë: 1500 vetë (tashmë e hapur 24 orë)
• Qafbotë: 250 vetë ( 08:00 me 16:00)
• Kapshticë: 400 vetë (24 orë e hapur).

Top Channel

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.