🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,940 ▲ +0.33% ETH $2,245 ▲ +0.5% XRP $1.1665 ▼ -1.24% SOL $89.9400 ▼ -0.33%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

HAPËSIRË – Misteri i Venusit, shkencëtarët mund të kenë matur erërat në vend të rrotullimit

PASADENA (SHBA), 6 shtator /ATSH/ – Një studim i ri sugjeron se disa vëzhgime të përdorura prej dekadash për të studiuar rrotullimin e Venusit mund të kenë regjistruar në fakt lëvizjen e atmosferës së tij, sipas “Daily Galaxy”.

Venusi rrotullohet jashtëzakonisht ngadalë, duke përfunduar një rrotullim në rreth 243 ditë tokësore.

Ndërkohë, shtresat e larta të atmosferës e përshkojnë planetin në vetëm rreth katër ditë, një fenomen i njohur si super-rrotullim atmosferik.

Për shkak se sipërfaqja e Venusit është e fshehur nën një shtresë të dendur resh, astronomët janë mbështetur prej kohësh te lëvizja e strukturave atmosferike.

Por këto mund të tregojnë shpejtësinë e erërave dhe jo domosdoshmërisht rrotullimin e sipërfaqes.

Studimi i udhëhequr nga Stephen Kane i Universiteti të Kalifornisë, Riverside, sugjeron përdorimin e gjatësi-valëve të ndryshme të dritës, veçanërisht rrezatimit infra të kuq, për të analizuar shtresa të ndryshme të atmosferës dhe për të dalluar qarkullimin atmosferik nga rrotullimi real i planetit.

Kjo ka rëndësi edhe për eksoplanetët, pasi për botët shumë të largëta shkencëtarët shpesh nuk mund të shohin sipërfaqen dhe mbështeten kryesisht te sinjalet atmosferike.

Misioni PLATO i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, që pritet të nisë në mars 2027, mund të identifikojë qindra planetë të ngjashëm me Venusin.

Krahasimi i tyre mund të ndihmojë në kuptimin e lidhjes mes rrotullimit, atmosferës dhe klimës planetare.

Studimi nuk do të thotë se rrotullimi 243-ditor i Venusit është hedhur poshtë.

Ai tregon se lëvizja e atmosferës duhet të ndahet me kujdes nga rrotullimi i vetë planetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.