🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,940 ▲ +0.33% ETH $2,245 ▲ +0.5% XRP $1.1665 ▼ -1.24% SOL $89.9400 ▼ -0.33%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

INDONEZI – Vullkani Anak Krakatau shpërthen, ndërpriten fluturimet

XHAKARTA, 6 shtator /ATSH-DPA/ – Vullkani Anak Krakatau në Indonezi shpërtheu sot, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar Soekarno-Hatta për shkak të hirit vullkanik.

Agjencia indoneziane e meteorologjisë, BMKG, bëri të ditur se aktiviteti vullkanik kishte nisur që të premten.

Sipas saj, Anak Krakatau ka prodhuar një “shatërvan llave”, ndërsa shpërthimet janë shoqëruar edhe me zhurma të forta.

Vullkani ndodhet në ngushticën e Sondës, mes ishujve Java dhe Sumatra.

Aktiviteti i tij ka krijuar re të mëdha hiri vullkanik, të cilat përbëjnë rrezik për trafikun ajror.

BMKG raportoi se hiri ishte identifikuar në lartësi deri në 6 000 metra mbi anën e ishullit Java, ndërsa në drejtim të Sumatrës kolona e hirit arriti deri në rreth 15 000 metra.

Aeroporti Soekarno-Hatta njoftoi se kishte pezulluar operacionet e fluturimeve deri në orën 13:30 me orën lokale, për shkak të “rritjes së aktivitetit shpërthyes” të Anak Krakatau.

Vullkani ndodhet rreth 150 kilometra nga aeroporti.

Mbi 200 fluturime u prekën nga situata, ndërsa autoritetet po monitorojnë zhvillimin e aktivitetit vullkanik dhe përhapjen e hirit në atmosferë.

Anak Krakatau është veçanërisht i njohur për historinë e tij të rrezikshme.

Në vitin 2018, një shpërthim i fuqishëm shkaktoi një cunami përgjatë brigjeve të Sumatrës dhe Javas, duke shkaktuar vdekjen e rreth 430 njerëzve dhe duke bërë që vullkani të humbiste një pjesë të madhe të lartësisë së tij të dukshme.

Emri Anak Krakatau do të thotë “Fëmija i Krakatau”. Vullkani u formua pas shpërthimit katastrofik të Krakatau në vitin 1883, një prej shpërthimeve më të fuqishme të regjistruara në historinë moderne.

Ai shpërthim shkaktoi një cunami dhe besohet se vrau rreth 35 000 njerëz.

Aktiviteti i fundit i Anak Krakatau ka rikthyer vëmendjen te rreziku vullkanik në rajonin e ngushticës së Sondës, ndërsa autoritetet po ndjekin nga afër çdo ndryshim të aktivitetit të vullkanit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.