🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,940 ▲ +0.33% ETH $2,245 ▲ +0.5% XRP $1.1665 ▼ -1.24% SOL $89.9400 ▼ -0.33%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

KIEV – Putin dhe SHBA diskutojnë planin e ri për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

KIEV, 6 shtator /ATSH-AFP/ – Të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner diskutuan mbrëme me presidentin rus Vladimir Putin “plane konkrete” për hapat e ardhshëm drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, ndërsa u nisën sot drejt Kievit, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Takimi në Moskë synonte të çonte përpara agjendën e presidentit amerikan Donald Trump për paqen.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, palët diskutuan hapa të mëtejshëm që pritet të bëhen publikë në javët e ardhshme.

Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, i përshkroi bisedimet si “jashtëzakonisht të sinqerta” dhe tha se pala amerikane paraqiti disa ide për rrugët e mundshme drejt një marrëveshjeje. Ai nuk dha hollësira të mëtejshme.

Ushakov tha gjithashtu se Moska mbetet “e bindur” se mund të arrijë objektivat e saj ushtarake, përfshirë marrjen e pjesës së mbetur të Ukrainës lindore.

Para bisedimeve, presidenti Putin tha se Rusia do të garantonte sigurinë e të dërguarëve amerikanë në Kiev.

“Ne do të bëjmë gjithçka që varet nga ne për të garantuar sigurinë e procesit të negociatave dhe të ndërmjetësve si ju”, u tha ai Witkoffit dhe Kushnerit.

Presidenti Putin falënderoi gjithashtu presidentin amerikan Donald Trump për përpjekjet e vazhdueshme për t’i dhënë fund luftës, duke pranuar se procesi nuk është i thjeshtë.

PresidentiTrump tha të premten se të dërguarit e tij po sillnin një “propozim” për t’i dhënë fund luftimeve, por nuk dha hollësira.

Përpjekjet amerikane deri tani nuk kanë sjellë një marrëveshje paqeje.

Negociatat janë ndërlikuar edhe nga përshkallëzimi i konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.